D+: Ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht, rrit rrezikun për votim të dyfishtë
Organizata “Demokracia Plus” ka dhënë rezultatet nga tri vëzhgime të procesit të votimit që ka nisur në Kosovë sot. Albert Krasniqi nga kjo organizatë ka thënë se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë po fshihet lehtësisht dhe kjo rrit rrezikun e votimit të dyfishtë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, organizata ka evdientuar tri gjetje: Shenjimi i gishtërinjve […] The post D+: Ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht, rrit rrezikun për votim të dyfishtë appeared first on Albinfo.

Organizata “Demokracia Plus” ka dhënë rezultatet nga tri vëzhgime të procesit të votimit që ka nisur në Kosovë sot.
Albert Krasniqi nga kjo organizatë ka thënë se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë po fshihet lehtësisht dhe kjo rrit rrezikun e votimit të dyfishtë, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, organizata ka evdientuar tri gjetje:
Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar. Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë. Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike.The post D+: Ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht, rrit rrezikun për votim të dyfishtë appeared first on Albinfo.