Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane
Yellow Winterthuri po lufton për titull të kampionit në Zvicër The post Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane appeared first on Albinfo.

Hendbollistja e Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë.
21-vjeçarja pas përfundimit të këtij edicioni do të transferohet nga Kreuzlingeni te skuadra më e madhe zvicerane, Yellow Winterthur.
Mustafa është zhvilluar te LC Bruhl, ndërsa në verën e kaluar iu bashkua Kreuzlingenit në Superligën e Zvicrës.
Winterthuri aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin zviceran, njofton FHK, transmeton albinfo.ch.
Dafina është shquar me paraqitje të mira te Kruezlingeni, sidomos në mbrojtje. Ajo tashmë është lojtare shumë e rëndësishme edhe e Kosovës. U shqua sidomos në ndeshjet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën, vjeshtën e kaluar.
Dafina Mustafa ka thënë se ka synim ta ndihmojë skuadrën e re, por në të njëjtën kohë të dëshmojë që është e vlefshme për Kombëtaren e Kosovës. Edhe te Winterthuri janë shprehur të lumtur që kanë angazhuar lojtaren tonë.
Yellow Winterthuri po lufton për titull të kampionit në Zvicër.
The post Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane appeared first on Albinfo.