Dalin në shitje biletat për Sunny Hill Festival 2025
Biletat e para të “Sunny Hill Festvival 2025” tashmë janë në shitje. Belivers është lloji i biletave më i lirë nga biletat e festivalit të njohur botërisht tashmë “Sunny Hill”. Këtë vit, festivali “Sunny Hill” do të mbahet prej 1 deri më 3 gusht. Edicioni i ri i këtij festivali është duke u afruar ndërsa…

Këtë vit, festivali “Sunny Hill” do të mbahet prej 1 deri më 3 gusht.
Edicioni i ri i këtij festivali është duke u afruar ndërsa tashmë veçse janë lëshuar në shitje biletat e para.
“Bileta për dhjetëra artistë ndërkombëtar në tre skena dhe tre ditë rresh eksperiencë e papërsëritshme në Prishtinë momentalisht fillon prej 95 euro. Kjo është mundësia më e mirë për të qenë pjesë e një eksperience të paharrueshme – me muzikën, energjinë dhe atmosferën unike që vetëm Sunny Hill Festival mund të sjellë. Të gjitha llojet tjera të biletave pas grupit të parë të biletave Believers do të jenë me çmime tjera” thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.
Fesitvali i cili ndër vite mbahet në Kosovë, për të dytin vit me radhë është nominuar si njëri ndër Top 10 festivalet më të mira në Evropë në kategorinë e vet dhe një ndër 25 festivalet më të mira që nuk duhet humbur gjatë vitit.
Ekipi organizues po punon me përkushtim për ta bërë këtë edicion të veçantë. Të rejat më të fundit po ndahen me komunitetin më besnik të festivalit përmes kanalit zyrtar në Instagram, ndërsa mijëra njerëz tashmë kanë siguruar biletat e tyre “Believers”.
“Kjo është koha kur ne ia kushtojmë gjithë energjinë dhe përkushtimin tonë më të madh atyre që kanë qenë gjithmonë me ne – pjesëmarrësve më lojal të festivalit” kanë deklaruar organizatorët.
Sipas njoftimit, numri i biletave të kategorisë “Belivers” pritet të shiten shumë shpejt pasi që kërkesa për to është tejet e madhe e numri i tyre është i kufizuar.
“Sunny Hill Festival” ka arritur që përpos t’i mbledhë shumë njerëz në të njëjtën vend ka sjellë në Kosovë artistë tejet të arritur nëpër botë, e që botës së artit ndër vite i kanë dhënë shumë projekte të shkëlqyeshme.
Edhe këtë vit festivali pritet që të rinjve e të rejave që duan të dëgjojnë muzikë fantastike e show të mrekullueshme t’u dhurojë më të mirën e mundshme.
“Sunny Hill Festival” mbetet vendi ku i mbledhë të gjithë- për artin dhe muzikën.
Biletat mund të blihen në këtë link: https://ticketing.festtix.co.uk/events/sunny-hill-festival-2025/