Danja zbulon arsyen pse mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit
“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm… Teksa po diskutonin në […]

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…”
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm…
Teksa po diskutonin në studio në lidhje me dasmën e Eglit dhe të Gjestit, Elona e pyeti Danjën se pse nuk ishte pjesë pavarësisht se ata e kishin ftuar? Në lidhje me këtë ajo u përgjigj duke thënë:
Unë nuk e dija, në fakt kur unë kam dalë nuk e kam parë “Big Brother”-in sepse jam marrë me rehatinë time sepse doja të shkëputesha pak nga e gjithë gjëja. Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë, e kisha të rëndësishme të merresha me veten time. Unë planifikova që të isha jashtë Tirane, nuk e dija fare që këta do të bënin një dasmë. Kur mora vesh që më kanë ftuar unë e kisha një angazhim shumë të rëndësishëm dhe nuk isha në Tiranë.
Ndër të tjera ajo shtoi se:
Do të doja shumë që të isha sepse më thanë që të dy më kishin ftuar dhe Egli dhe Gjesti. Nuk munda dhe e kisha shumë të rëndësishme atë gjënë dhe prandaj nuk shkova.