Deçan, Novosellë e Prishtinë – Këto janë tubimet e Abdixhikut për sot
Agjendë të ngjeshur sot të ketë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike, Lumir Abdixhiku. Në ora 16:30, ai do të takohet me banorët e Strellcit të Epërm të Deçanit. Ky tubim do të mbahet në Shkollën Fillore “Bajram Curri”. Abdixhiku pastaj do të shkojë në Istog, ku nga ora 18:00 do të mbajë tubim me

Agjendë të ngjeshur sot të ketë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike, Lumir Abdixhiku.
Në ora 16:30, ai do të takohet me banorët e Strellcit të Epërm të Deçanit.
Ky tubim do të mbahet në Shkollën Fillore “Bajram Curri”.
Abdixhiku pastaj do të shkojë në Istog, ku nga ora 18:00 do të mbajë tubim me qytetarët.
Ngjarja do të zhvillohet në palestrën “IBOS”.
Ai do të jetë i pranishëm edhe në Novosellë të Pejës, ku do të takojë banorët e këtij fshati.
Aktiviteti zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në restorantin “Shpella e Bobit”.
Tutje kreu i LDK-së, do të ketë takim edhe me gratë me fillim nga ora 21:00.
Eventi mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë.
Dhe si çdo ditë tjetër, LDK-ja do të mbajë edhe konferencë për media me fillim nga ora 11:00.