Dedaj: Këtë shtet mund ta rrezikojnë vetëm ata të cilët nuk ishin pjesëmarrës që nga Rambujeja e deri në shpalljen e Pavarësisë
Ish- diplomati Gjergj Dedaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kosovën nuk mund ta rrezikojë askush për pushtet. Dedaj përmendi periudhën historike të Kosovës, në të cilën veç ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës të saj e rrezikojnë shtetin. “Shteti, liria dhe pavarësia e Kosovës është bërë me shumë
Ish- diplomati Gjergj Dedaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kosovën nuk mund ta rrezikojë askush për pushtet.
Dedaj përmendi periudhën historike të Kosovës, në të cilën veç ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës të saj e rrezikojnë shtetin.
“Shteti, liria dhe pavarësia e Kosovës është bërë me shumë sakrifica mbinjerzore dhe me gjakderdhje të martirëve të lirisë, më politikat e gjeneratave të shtetformimit, me partneritet me miqtë historik të SHBA dhe të BE, me luften heroike dhe çlirimtare të UÇK dhe mbeshtetjen e NATO-s, me Konferencen e Rambujesë dhe shpalljen në Kuvendin e Kosovës, nga Presidenti Hashim Thaqi!”, shkroi mes tjerash Dedaj.
Postimi i plotë:
Lirinë e fituar me gjak, askush nuk mund t’a rrezikoj për pushtet !
Shteti, liria dhe pavarësia e Kosovës është bërë me shumë sakrifica mbinjerzore dhe me gjakderdhje të martirëve të lirisë, më politikat e gjeneratave të shtetformimit, me partneritet me miqtë historik të SHBA dhe të BE, me luften heroike dhe çlirimtare të UÇK dhe mbeshtetjen e NATO-s, me Konferencen e Rambujesë dhe shpalljen në Kuvendin e Kosovës, nga Presidenti Hashim Thaqi!
Këtë shtet mund t’a cenojnë dhe rrezikojnë vetem ata të cilët nuk ishin pjëmarrës të kësaj periudhe epike dhe historike 1981- 2008!