Dedaj: Qeveria “Kurti” ka luajtur me fatin dhe të ardhmen e Kosovës
Ish-diplomati kosovar, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, thotë se është krejtësisht normale politika që po zhvillohet nga Presidenti Donald Trump, dhe se sipas tij, ai po i mbron interesat e Amerikës. ‘ ’Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump,moto te fushatës elektorale e kishte “Amerika First- Amerika e para ” dhe pastaj të tjerët. Pra, çdo lider dhe

Ish-diplomati kosovar, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, thotë se është krejtësisht normale politika që po zhvillohet nga Presidenti Donald Trump, dhe se sipas tij, ai po i mbron interesat e Amerikës.
‘’Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump,moto te fushatës elektorale e kishte “Amerika First- Amerika e para ” dhe pastaj të tjerët. Pra, çdo lider dhe burrështetas se pari duhët t’i mbrojë interesat nacionale të vendit dhe të popullit të tij, kjo është më se normale’’ shprehet ai.
Dedaj, potencon se vendet dhe popujt që keqpërdorën mbështetjen amerikane, ndëshkimi është i drejtë.
‘’Popujt,vendet dhe liderët të cilët e keqëpërdorin mbështetjen, partneritetin dhe miqësinë me Ameriken ata jo vetëm që moralisht janë në anën tjeter të kodit etik,por padyshim se i pret ndëshkimi me plot të drejt’’ ,thotë ai.
Ish-ambasadori kosovar, potencon se derisa SHBA është e para, vendet tjera nuk duhet ta injorojnë.
‘’Presidenti Trump të gjithë partnerëve ua ka bërë me dije se nuk mund ta injorojnë ndihmen dhe besimin e Amerikës për vetëfaktorizim dhe vetëlavdata. Pushteti, autoriteti dhe fuqia e nje vendi në NATO,në institucionet botërore politike,ekonomike dhe të sigurisë matet me ate sa dhe si i kontribuon nje vend gjeopolitikave botërore dhe në këtë aspekt ShBA janë numër NJË! Edhe Ukraina si dhe vendet tjera të cilat e kanë konsumuar mbështetjen Amerikane për nevoja të faktorizimit dhe fuqise së tyre politike,ekonomike dhe ushtarake duhet t’a trajtojnë me kujdes, mirënjohje, përgjegjësi dhe respekt,mbështetjen dhe partneritetin me SHBA’’ shprehet ai.
Sipas Dedajt, kjo gjë vlenë edhe për politikën e Kosovës që nuk duhet neglizhuar partneritetin me SHBA-në e veçmas ndihmën.
‘’Kjo vlen edhe për klasen politike të Kosovës qe nuk duhet të “harrojne” dhe t’a neglizhojnë partneritetin dhe mbështetjen e Amerikës gjatë tërë historisë së shtetbërjes së Kosoves,në veçanti nga vitet e 90-ta,pastaj në rastin e Marrëveshjes se Rambujesë,të intervemit të NATO-s, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, procesit të njohjeve ndërkombëtare, mbeshtetjes ekonomike, ndertimit të Policisë dhe Forcave të Sigurisë,rolit historik të KFOR-it dhe një mori mbeshtetjesh tjera nga Amerika,pa të cilat vështirè se do të ekzistonte dhe mbijetonte shteti i Kosovës’’ u shpreh ai.
Ish-ambasadori Dedaj, thotë se Qeveria e Re e Kosovës do ballafaqohet me këto sfida dhe rikuperimin e dëmeve kolosale që, siç thotë ai, i ka berë pushteti aktual I Kosovës
‘Pushteti aktual dhe Qeveria në ikje e Kosovës për këto katër vite kanë luajtur me fatin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, duke menduar se mund ta sfidojne Uashingtonin, NATO-n dhe partnerët e besueshëm ndërkombëtar. Çdo gjë në jetë eshtë̈ më e vështirë të ruhet se sa të fitohet. Qeveria e Re e Kosovës do ballafaqohet me këto sfida dhe rikuperimin e dëmeve kolosale që i ka berë pushteti aktual I Kosovës raporteve dhe partneritetit me SHBA,NATO-n dhe BE! Ndryshimi i qeverisjes eshte krucial,historik dhe imediat për të ardhmen e Republikës së Kosovës!’’ potencoi ai.