Delegacioni i deputetëve francezë, në Kosovë mblodhi informacione lidhur me dialogun me Serbinë

Në Kosovë, për 4 ditë (7 deri më 10 prill) qëndroi një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Francës i përbërë nga deputetët Marine Hamelet, Frederic Petit, Pierre Pribetich dhe Jean-Louis Roumegas. Ambasada e Francës në Kosovë tha se ky delegacion, realizoi një vizitë informuese në Kosovë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Të njëjtit patën mundësinë të

Delegacioni i deputetëve francezë, në Kosovë mblodhi informacione lidhur me dialogun me Serbinë

Në Kosovë, për 4 ditë (7 deri më 10 prill) qëndroi një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Francës i përbërë nga deputetët Marine Hamelet, Frederic Petit, Pierre Pribetich dhe Jean-Louis Roumegas.

Ambasada e Francës në Kosovë tha se ky delegacion, realizoi një vizitë informuese në Kosovë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Të njëjtit patën mundësinë të shkëmbejnë pikëpamje me shumicën e udhëheqësve politikë kosovarë, Presidenten Vjosa Osmani, kryetarin në detyrë të Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, udhëheqësit e LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.

Delegacioni thuhet se ka takuar edhe peshkopin e dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës ortodokse serbe, Teodosije, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave kosovare.

Delegacioni ndërkaq ka zhvilluar takime edhe me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani, dhe Shefin e misionit EULEX, Giovanni Barbano.