Delegacioni i qeverisë ruse mbërrin në Siri për bisedime/ Hera e parë që nga largimi i Assadit

Një delegacion i qeverisë ruse mbërriti në Damask për herë të parë që nga përmbysja e presidentit aleat të Moskës, Bashar al-Assad, shkruan Reuters. Delegacioni, i cili pritet të zhvillojë bisedime me krerët e rinj të Sirisë, përfshin zëvendësministrin e Jashtëm rus Mikhail Bogdanov dhe Aleksandër Lavrentiev, i dërguari special i Kremlinit për Sirinë. Rusia, [...]Read More...

Delegacioni i qeverisë ruse mbërrin në Siri për bisedime/ Hera e parë që nga largimi i Assadit

Një delegacion i qeverisë ruse mbërriti në Damask për herë të parë që nga përmbysja e presidentit aleat të Moskës, Bashar al-Assad, shkruan Reuters.

Delegacioni, i cili pritet të zhvillojë bisedime me krerët e rinj të Sirisë, përfshin zëvendësministrin e Jashtëm rus Mikhail Bogdanov dhe Aleksandër Lavrentiev, i dërguari special i Kremlinit për Sirinë.

Rusia, e cila i ka dhënë strehim Assadit, shpreson të mbajë dy bazat e saj në Siri, një bazë detare në Tartous dhe bazën ajrore Hmeimim pranë portit të Lattakia./abcnews.al