Deliu: Sot Kushtetuesja e rrëzoi përpjekjen e pushtetit për ta kontrolluar median
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se sot ra një tjetër përpjekje e pushtetit për ta kontrolluar median. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e shaplli antikushtetues ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. “Qeveria e Vetëvendosjes tentoi ta vë nën kontroll Komisionin e Pavarur të Mediave me një ligj antikushtetues. Sot

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se sot ra një tjetër përpjekje e pushtetit për ta kontrolluar median.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e shaplli antikushtetues ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
“Qeveria e Vetëvendosjes tentoi ta vë nën kontroll Komisionin e Pavarur të Mediave me një ligj antikushtetues. Sot, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë ligj. Një tjetër tentativë për të kontrolluar median bie përballë Kushtetutës. Fitorja i takon fjalës së lirë”, ka shkruar Deliu.