Demhasaj i AAK-së: Jemi rreth 20% me përkrahje të qytetarëve
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka folur rreth pretendimit të këtij koalicioni dhe synimit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai thotë se nuk kanë bërë sondazhe, por ballafaqimi me qytetarë është sondazhi më i mirë i tyre. ”Nuk e kemi pasur të nevojshme me bërë sondazhe. Sondazhi më

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka folur rreth pretendimit të këtij koalicioni dhe synimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai thotë se nuk kanë bërë sondazhe, por ballafaqimi me qytetarë është sondazhi më i mirë i tyre.
”Nuk e kemi pasur të nevojshme me bërë sondazhe. Sondazhi më i mirë është ballafaqimi me qytetarët, në secilën komunë në secilin qosh’’ thotë ai.
Demhasaj, thotë se në komunat ku ky koalicion qeverisë ka rritje të madhe derisa në ato ku nuk qeverisë, ky koalicion ka dy-tre fishim të përkrahjes.
‘’Në komunat ku qeverisim, kemi rritje tepër të madhe të përkrahjes e po ashtu kemi 2-3 fish përkrahje në komunat ku nuk jemi në qeverisje’’ thotë ai.
Kandidati Demhasaj, thotë se koalicioni ku ai bën pjesë, nuk ka hyrë në garë vetëm për ti fituar disa ulëse por ka hyrë në garë për ti fituar zgjedhjet.
‘’Ky koalicion nuk është në garë për ti siguruar disa ulëse në Kuvend, por jemi në garë për ti fituar zgjedhjet. Në bazë të kësaj që po e shohim, mund të themi se ky koalicion ne mund të i marrim rreth 20%” u shpreh ai.