Demhasaj: Kurti nuk i ka numrat për Qeveri, prandaj po e bllokon Kuvendin me Haxhiun si kandidate

Arton Demhasaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kandidat për deputet, për FrontOnline ka kritikuar  veprimet e kreut të VV-së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes Demhasaj ka thënë se Kurti dhe VV nuk i ka 61 numra.  “Kurti s’po mundet një Qeveri as me 61 numra. Fakti që s’po mundet me siguru një

Demhasaj: Kurti nuk i ka numrat për Qeveri, prandaj po e bllokon Kuvendin me Haxhiun si kandidate


Arton Demhasaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kandidat për deputet, për FrontOnline ka kritikuar  veprimet e kreut të VV-së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Demhasaj ka thënë se Kurti dhe VV nuk i ka 61 numra.

 “Kurti s’po mundet një Qeveri as me 61 numra. Fakti që s’po mundet me siguru një Qeveri me 61 numra, po e bllokon procedurën qysh në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.” tha ai.

Ai ka theksuar se kjo situatë ka çuar në një bllokim të mëtejshëm të punës së Kuvendit, ku gjithashtu ka akuzuar VV-në për përgjegjësinë kryesore në këtë ngërç.

“Faji kryesor për këtë është i VV-së sepse në mungesë të numrave të Qeverisë, po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.”shtoi Demhasaj për FrontOnline.

Demhasaj ka theksuar gjithashtu se propozimi i Albunena Haxhiut nga VV për kryetare të Kuvendit ka qenë një tentativë për të bllokuar Kuvendin dhe procedurat e tij

 “Arsyeja pse e kanë vendos Haxhiun, ka qenë bllokimi i Kuvendit” përfundoi ai.