Dëmtimi i kabllos në detin Baltik/ Konfiskohen dy anije me ekuipazh rus
Policia norvegjeze ka konfiskuar dy anije në lidhje me një incident të mundshëm të dëmtimit të një kabllo telekomunikacioni në detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë. Anija Silver Dania, me një ekuipazh tërësisht rus, u kap në bazë të dyshimeve për përfshirje në këtë incident, pas një kërkese të autoriteteve letoneze. Pronari i anijes e [...]Read More...

Policia norvegjeze ka konfiskuar dy anije në lidhje me një incident të mundshëm të dëmtimit të një kabllo telekomunikacioni në detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë.
Anija Silver Dania, me një ekuipazh tërësisht rus, u kap në bazë të dyshimeve për përfshirje në këtë incident, pas një kërkese të autoriteteve letoneze. Pronari i anijes e mohoi çdo përfshirje në dëmtimin e kabllos nënujore. Hetimet për sabotimin e kabllos që lidh Suedinë dhe Letoninë janë duke u zhvilluar gjithashtu në Suedi, ku policia konfiskoi një anije tjetër me flamur maltez, Vezhen, nën dyshimin se ajo ishte e përfshirë në incidentin.
Rajoni i Detit Baltik ka qenë në alarm pas disa dështimesh të kabllove të energjisë, lidhjeve telekomunikacioni dhe gazsjellësve që pasuan pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. NATO ka forcuar praninë e saj në zonë, duke dërguar fregata, avionë dhe dronë ushtarakë detarë.
/ abcnews.al