Dënimi i Marine Le Pen/ Bardella: U ekzekutua demokracia franceze
Politika Franceze dhe ajo botërore reagoi këtë të hënë pas denimit të Marin Lë Pen për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian, denim ky që e ndalon atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Jordan Bardella, Presidenti i Tubimit Kombëtar i cili ishte kandidat për zgjedhjet parlamentare dhe pritet të garojë për president [...]Read More...

Politika Franceze dhe ajo botërore reagoi këtë të hënë pas denimit të Marin Lë Pen për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian, denim ky që e ndalon atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Jordan Bardella, Presidenti i Tubimit Kombëtar i cili ishte kandidat për zgjedhjet parlamentare dhe pritet të garojë për president në vitin 2027 shkroi në X se këtë të hënë u ekzekutua demokracia Franceze.
Jean Luc Melenchon, kryetari i partisë së majtë Franca e Palekundur dhe një rival politik i Le Pen shkroi në X se duhet ti takonte popullit Francez të zgjidhte ndalimin e Kandidimit për Marine Le Pen per poste publike. Kryeministri Hungarez Viktor Orban shkroi në X se ai është me Marin Lë Pen, duke shprehur mbështetjen ndaj Liderës së të djathtës Ekstreme në Francë.
Zëvendës Kryeministri Italian Mateo Salvini shkroi në X se ata që I frikësohetn gjykimit të votuesve gjejnë ngushëllim tek gjykimi i gjykatave. Salvni e quajti dënimin e Lë Pen që sipas tij po shihet edhe në vende të tjera Europiane si Rumania.
Dënimi i Marinë lë Pen solli edhe reagimin e Moskës. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov u shpreh në konferencën e përditshme për shtyp se Rusia nuk I ka futur kurrë hundët në punët e Francës, megjithatë ai u shpreh se Moska e ka bërë të qartë se beson se shumë kryeqytete Europiane po shkelin normat demokratike.
Marine Le Pen dhe partia e saj jane akuzuar shpesh here se jane financuar nga Rusia, akuza keto te provuara nga transaksione bankare./abcnews.al