Deputetët gjermanë miratojnë planin masiv të investimeve për ushtrinë dhe ekonominë

Ligjvënësit gjermanë miratuan të martën planin e madh të investimeve të kancelarit të ardhshëm, Friedrich Merz, për të riarmatosur dhe modernizuar Gjermaninë përballë tronditjeve gjeopolitike globale. Ky projektligj duhet ende të miratohet nga Bundesrat-i, dhoma që përfaqëson rajonet, të premten. Paketa, me vlerë disa qindra miliardë euro për mbrojtjen dhe ekonominë, e cila kërkon zbutjen […] The post Deputetët gjermanë miratojnë planin masiv të investimeve për ushtrinë dhe ekonominë appeared first on Albinfo.

Deputetët gjermanë miratojnë planin masiv të investimeve për ushtrinë dhe ekonominë

Ligjvënësit gjermanë miratuan të martën planin e madh të investimeve të kancelarit të ardhshëm, Friedrich Merz, për të riarmatosur dhe modernizuar Gjermaninë përballë tronditjeve gjeopolitike globale. Ky projektligj duhet ende të miratohet nga Bundesrat-i, dhoma që përfaqëson rajonet, të premten.

Paketa, me vlerë disa qindra miliardë euro për mbrojtjen dhe ekonominë, e cila kërkon zbutjen e rregullave të borxhit të përcaktuara në kushtetutën gjermane, u miratua nga 513 deputetë, ndërsa 207 abstenuan.

Plani përfshin lehtësimin e të ashtuquajturit “frenë borxhi,” i cili kufizon kapacitetin e huamarrjes, si për shpenzimet ushtarake ashtu edhe për rajonet. Përveç kësaj, do të krijohet një fond i veçantë, jashtë buxhetit, prej 500 miliardë eurosh për një periudhë 12-vjeçare, për të modernizuar infrastrukturën dhe për të nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe të Europës, e cila prej dy vitesh ndodhet në recesion. Nën presionin e ambientalistëve, 100 miliardë euro do të destinohen për mbrojtjen e klimës. Plani gjithashtu do të mundësojë çlirimin e 3 miliardë eurove në mbështetje ushtarake të vonuar për Ukrainën, transmeton albinfo.ch.

Kundër “luftës ndaj Europës”

Duke folur përpara Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit, Friedrich Merz i bëri thirrje deputetëve që të miratojnë këtë paketë të paprecedentë investimesh për të kundërshtuar “luftën e Rusisë ndaj Europës.” Kjo është “një luftë kundër Europës, jo vetëm kundër integritetit territorial të Ukrainës,” deklaroi udhëheqësi i kampit konservator CDU/CSU, duke përmendur sulmet kibernetike dhe sabotimet e infrastrukturës që i atribuohen Rusisë.

Kancelari i ardhshëm e përshkroi gjithashtu këtë plan si “hapin e parë të madh drejt një bashkësie të re evropiane të mbrojtjes,” që do të përfshijë edhe “vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian,” si Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia.

“Bëhet fjalë për t’i dhënë një drejtim të ri historisë së vendit tonë, një rilindje pozitive për Gjermaninë, një rilindje pozitive për Europën,” u shpreh përpara deputetëve edhe kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil.

Hapi i radhës të premten

Për të hyrë në fuqi, teksti duhet të marrë miratimin edhe nga Bundesrat-i të premten. Komisioni i buxhetit i Bundestagut pritet të aprovojë zyrtarisht alokimin e këtyre fondeve të premten, menjëherë pas votës së Bundesrat-it, sipas burimeve parlamentare.

Shpenzimet e mëdha të investimeve do të shoqërohen me kursime në të gjitha nivelet dhe reforma të mëdha, që pritet të vënë në provë koalicionin e madh të ardhshëm.

 

 

 

The post Deputetët gjermanë miratojnë planin masiv të investimeve për ushtrinë dhe ekonominë appeared first on Albinfo.