Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE, e vetmja rrugë për të shkuar para

Welcome to Kosova Today

Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se Asambleja Parlamentare e kësaj organizate të rëndësishme muajin e kaluar konkludoi me shumicë të madhe votash se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e saj. Tash, Abraham shkruan […]

Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE, e vetmja rrugë për të shkuar para

Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se Asambleja Parlamentare e kësaj organizate të rëndësishme muajin e kaluar konkludoi me shumicë të madhe votash se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e saj.

Tash, Abraham shkruan se Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje dhe se nëse respektohen standardet dhe vlerat, atëherë Kosova do të duhej të anëtarësohej në KiE këtë muaj.

“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve dhe PACE… duke mos marrë asnjë vendim”, shkroi deputeti gjerman në “X”.

Kjo e dyta, thotë ai, do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan”.

“Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, shkroi Abraham.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Europ Bundestagut Abraham Asambleja Parlamentare Kosova Komiteti Ministrave Kosov Sidoqoft Plani Ahtisaarit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Europ Bundestagut Abraham Asambleja Parlamentare Kosova Komiteti Ministrave Kosov Sidoqoft Plani Ahtisaarit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online