Deputeti i Listës Serbe intervistohet nga Prokuroria për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me dyshimet për organizimin e sulmeve ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023 në Leposaviq, shkruan albinfo.ch. Sipas njoftimit zyrtar, Simiq dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër […] The post Deputeti i Listës Serbe intervistohet nga Prokuroria për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq appeared first on Albinfo.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me dyshimet për organizimin e sulmeve ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023 në Leposaviq, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, Simiq dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, në bazë të nenit 404 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ai akuzohet se ka dhënë urdhër për sulm ndaj gazetarëve gjatë protestave që u mbajtën atë ditë kundër vizitës së ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi.
Në komunikatën e Prokurorisë thuhet: “I pandehuri S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, dyshohet se më 16 qershor 2023, gjatë protestave në Leposaviq kundër vizitës së ish-ministrit E.K., ka dhënë urdhër për sulm ndaj gazetarëve dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar.”
Gjatë asaj proteste, disa gazetarë ishin sulmuar me shok-bomba, gurë dhe dhunë fizike, teksa mbulonin zhvillimet në veri të vendit, ku komuniteti serb kundërshtonte emërimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe, shkruan albinfo.ch.
Sllavko Simiq, i cili ishte zgjedhur sërish deputet në zgjedhjet e parakohshme të 9 shkurtit, mori mbi 12 mijë vota, duke siguruar një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës.
The post Deputeti i Listës Serbe intervistohet nga Prokuroria për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq appeared first on Albinfo.