Deputeti i PDK’së thotë se letra e Kurtit nuk ishte dorëheqje: Është një test si njoftim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, kërkoi nga kryeministri dhe ministrat që të japin dorëheqje para betimit. Ai e cilësoi si të pamjaftueshëm tekstin e dërguar nga Kurti në drejtim të kryeparlamentarit Glauk Konjufca të martën. Gruda tha se ky tekst ishte një njoftim dhe jo një dorëheqje, duke shtuar se PDK

Deputeti i PDK’së thotë se letra e Kurtit nuk ishte dorëheqje: Është një test si njoftim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, kërkoi nga kryeministri dhe ministrat që të japin dorëheqje para betimit.

Ai e cilësoi si të pamjaftueshëm tekstin e dërguar nga Kurti në drejtim të kryeparlamentarit Glauk Konjufca të martën.

Gruda tha se ky tekst ishte një njoftim dhe jo një dorëheqje, duke shtuar se PDK ka votuar kundër komisionit për lejimin e betimit të qeverisë për shkak të mos përputhshmërisë me kushtetutën dhe ligjin.

“Kryeministri dhe ministrat duhet me dhënë dorëheqje para betimit, kjo nuk ka ndodh dhe nuk ka ndodhur na është dërguar një tekst i cili nuk është dorëheqjen për konsideratën time. Është një test si njoftim por nuk ka qenë dorëheqja kjo ka qenë e pa mjaftueshme ne kemi votuar kundër komisionit për lejimin e betimit të kryeministrit dhe ministrave të tij sepse janë të pa pajtueshme me kushtetutën dhe ligjin për qeverinë. Është dërguar sot në mëngjes por ishte përsërisje e asaj që e ka thënë qeveria në ditën e certifikimit të rezultateve”, ka thënë Gruda.