Deputeti i VV-së: S’mundëm me i komentua deklaratat e Hamzës, unë veç e mbështes Qeverinë e re

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, për FrontOnline ka folur për formimin e institucioneve të reja, derisa deklaratat e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, për të nuk kanë asnjë rëndësi për procesin e krijimit të Qeverisë së re. Zyba tha se nuk mund të komentonte deklaratat e Hamzës duke i quajtur ato jo-relevante. “S’mundem

Deputeti i VV-së: S’mundëm me i komentua deklaratat e Hamzës, unë veç e mbështes Qeverinë e re

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, për FrontOnline ka folur për formimin e institucioneve të reja, derisa deklaratat e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, për të nuk kanë asnjë rëndësi për procesin e krijimit të Qeverisë së re.

Zyba tha se nuk mund të komentonte deklaratat e Hamzës duke i quajtur ato jo-relevante.

“S’mundem me i komentu deklaratat e Hamzës. Çka ka thënë ai nuk është relevante aspak.” tha ai.

Ai theksoi se çdo çështje që lidhet me ftesat dhe emrat për pozita në Qeveri nuk është në kompetencën e tij, por se këto janë çështje për zyrën e mediave.

“A ka marr ftesë a nuk ka marr ftesë, nuk jam kompetent me tregu, për këtë është zyra e mediave” tha Zyba për FrontOnline.

Në lidhje me formimin e Qeverisë, deputeti i Vetëvendosjes inkurajoi dhe mbështeti procesin e krijimit të qeverisë së re.

“Jemi në një fazë para krijimit të Qeverisë, qeshtu mundem me thënë edhe inkurajoj, edhe i mbështetës Qeverinë e ardhshme, dihet kryeministri, dihet kandidati,” shtoi Zyba.

Ai përfundoi duke uruar dhe përgëzuar fazën aktuale të krijimit të institucioneve të reja.

 “Unë veç e uroj dhe përgëzoj fazën që jemi” tha Zyba.