Deputeti i VV’së: Emrat e rinj të opozitës do ta mundësojnë formimin e Qeverisë së re
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi, ka deklaruar për “Front Online” se partia e tij, e cila është më e votuara në vend, do të formojë Qeverinë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Thaçi thotë se emrat e rinj të deputetëve të opozitës do ta mundësojnë formimin e qeverisë. “VV është më e votuara

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi, ka deklaruar për “Front Online” se partia e tij, e cila është më e votuara në vend, do të formojë Qeverinë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.
Thaçi thotë se emrat e rinj të deputetëve të opozitës do ta mundësojnë formimin e qeverisë.
“VV është më e votuara në vend. Do ta formojmë qeverinë. Po shohë emra të rinj për deputetë nga opozita sigurisht që ata do ta votojnë qeverinë që i takon shumicës”, deklaroi Thaçi.
Deputeti Thaçi shtoi se çdo përpjekje për të sabotuar formimin e Qeverisë do të ndëshkohet sërish nga votuesit.
“Ne e presim certifikimin dhe pastaj të vazhdojmë punën për krijimin e Qeverisë së re. Ata deputetë që mendojnë ta sabotojnë formimin e Qeverisë, qytetari do t’i ndëshkojë përsëri me votë”, shprehet Thaçi për FrontOnline.