Deputeti i VV’së: Qeverinë do ta formojë Albin Kurti
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi, ka deklaruar për “Front Online” se Qeverinë e re do ta formojë Albin Kurti. Thaçi ka folur për situatën pas zgjedhjeve dhe ka theksuar se partitë opozitare po shpresojnë që VV-ja, do ta humbasë mundësinë për formimin e qeverisë. Sipas tij, Vetëvendosje ruan rekordin e numrit më të lartë

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi, ka deklaruar për “Front Online” se Qeverinë e re do ta formojë Albin Kurti.
Thaçi ka folur për situatën pas zgjedhjeve dhe ka theksuar se partitë opozitare po shpresojnë që VV-ja, do ta humbasë mundësinë për formimin e qeverisë.
Sipas tij, Vetëvendosje ruan rekordin e numrit më të lartë të votave të fituara nga qytetarët.
“Qeverinë e re do ta krijojë ai që i ka besuar qytetari, Albin Kurti. Partitë opozitare po shpresojnë që VV që i ka nën 50% për momentin dhe këtë po e llogarisin si humbje, por asnjë parti opozitare deri në këto zgjedhje asnjëherë se ka arritur 40% ti fitojë. Ne përsëri mbajmë rekordin e votave të fituara nga qytetarët”, shprehet Thaçi.