Deputeti Murati nënshkruan një Udhëzim Administrativ në cilësinë e ministrit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati, i cili këtë të martë u pa në seancën e Kuvendit të Kosovës, tek sa u nënshkrua aty si deputet e u ul në ulësën e deputetëve, me të dal nga aty, në pot ë njejtën ditë, ka nënshkruar një akt Administrativ në cilësinë e ministrit. Postimi i

Deputeti Murati nënshkruan një Udhëzim Administrativ në cilësinë e ministrit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati, i cili këtë të martë u pa në seancën e Kuvendit të Kosovës, tek sa u nënshkrua aty si deputet e u ul në ulësën e deputetëve, me të dal nga aty, në pot ë njejtën ditë, ka nënshkruar një akt Administrativ në cilësinë e ministrit.

Postimi i deputetit Murati:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, kam nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për arkat fiskale.

Ky Udhëzim Administrativ është hartuar nga grupi punues me profesionalizëm dhe vjen pas një pune enorme për zhvillimin e sistemit të ri softëerik i cili do të reformojë komplet sistemin e arkave fiskale, duke e bërë tranzicionin në sistem digjital.

Udhëzimi parasheh periudhën tranzitore të kalimit nga sistemi ekzistues në sistemin e ri – pra të gjitha bizneset që tashmë kanë sisteme të arkave fiskale, do të kenë kohë të mjaftueshme për të kaluar në sistemin e ri – për këtë do të njoftohen me kohë. Ndërsa për bizneset e reja apo që ende nuk kane sistem të fiskalizimit, do të ketë periudhë kalimtare prej 60 ditësh derisa të instalojnë sistemin e ri, por që duhet të sigurohen se ndjekin udhëzimet për deklarim të shitjeve ashtu siç e parasheh UA.

Sistemi i ri parasheh që softëeri i fiskalizimit të ofrohet nga ofruesit e licencuar. ATK tashmë ka mbajtur takime njoftuese me disa ofrues të tillë, dhe komunikimi me ta do të vazhdojë.

Github për zhvilluesit e interesuar për të ofruar zgjidhje softëerike: