Deputetja e PDK-së: Kurti nuk ka kredibilitet, Dita Evropës nuk është dashur të festohet, sepse nuk jemi anëtare e BE-së

Welcome to Kosova Today

Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk do të duhej të festohej, derisa Kosova të ishte anëtare e BE-së. ‘’Fillimisht Dita Evropës nuk është dashur të festohet, derisa ne nuk jemi anëtar, mirë po meqë jemi popull me prespektivë euro-atlantike, […]

Deputetja e PDK-së: Kurti nuk ka kredibilitet, Dita Evropës nuk është dashur të festohet, sepse nuk jemi anëtare e BE-së


Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk do të duhej të festohej, derisa Kosova të ishte anëtare e BE-së.

‘’Fillimisht Dita Evropës nuk është dashur të festohet, derisa ne nuk jemi anëtar, mirë po meqë jemi popull me prespektivë euro-atlantike, mirë që festohet, por që Qeveria duhet të ketë shumë më shumë të ketë koordinim dhe raporte me BE-në’’ thotë ajo.

Musliu-Shoshi, deklaron se Kosova ka humbur shumë nga masat që BE-ja ia ka vendosur vendit, e sidomos në fushën e teknologjisë informative.

‘’Kosova ka humbur shumë nga sanskionet, sidomos në aspektin financiar, në fushën e teknologjisë informative dhe ka shumë fonde që nuk implemtnohen për shkak të masave të vendosura ndaj nesh’’ thekson ajo.

Deputetja Shoshi-Musliu, për FrontOnline tutje thotë se Kosova po ka çdo ditë kushte të reja nga aleatët për shkak të mos koordinimit të Qeverisë me ta.

‘’Kjo tregon vetë fakti n se ne nuk po arrijmë të kemi koordinim me aleatët tanë, nuk po kemi gjuhë të përbashkët, ju jeni dëshmitarë se çdo ditë kemi kushte të reja, pavarësishtë se a janë të drejta apo të padrejta, ne kemi kushte nga vendet tona mike, prandaj sikur të kishte bashkëpunim me të mirë me aleatët tanë, as nuk do të kishim sanskione por do të kishim mbështetje që të jemi anëtarë të plotë në KiE por edhe organizata tjera’’ potencon ajo për FrontOnline.

Ajo thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka kredibilitet me miqët ndërkombëtar, pasi që nuk ka koordinimin dhe mirëbesim me ta.

 ‘’Do të duhej një bashkëpunim dhe mirëbesim mes Qeverisë dhe partnerëve tanë, por që nuk ka sepse kryeministri Kurti nuk ka kredibilitet të vendimit me miqët tanë dhe si rrjellojë ne jemi në pozitën ku do të bëhen hapa konkret që merren nga Qeveria që Kosova të merr votën në KiE’’ përfundon Musliu-Shoshi për FrontOnline.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Deputetja Komisionit Jashtme Diaspor Ariana Musliu Shoshi FrontOnline Evrop Kosova Fillimisht Qeveria Qeveris Albin Kurti

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Deputetja Komisionit Jashtme Diaspor Ariana Musliu Shoshi FrontOnline Evrop Kosova Fillimisht Qeveria Qeveris Albin Kurti

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online