Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Welcome to Kosova Today

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka ende kohë që Kosova t’i kthehet agjendës së Këshillit të Ministrave. E pyetur se i kujt është gabimi që Kosova nuk është pjesë e kësaj agjendeje, deputetja është përgjigjur duke thënë […]

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka ende kohë që Kosova t’i kthehet agjendës së Këshillit të Ministrave.

E pyetur se i kujt është gabimi që Kosova nuk është pjesë e kësaj agjendeje, deputetja është përgjigjur duke thënë se përgjigjja e kësaj pyetje nuk është në Kosovë.

“Unë mendoj që përgjigjja e kësaj pyetje nuk është në Kosovë, sepse besoj se çkado që është kërkuar prej instituciove tona është bërë në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet dhe parakushtet që kanë qenë të vendosura për Republikën e Kosovën”, ka thënë Kryeziu – Hyseni në “Debat Plus”.

Deputetja ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po dëshiron të na “shantazhojë” me këtë çështje për të rikthyer në diskutim çështjen e Asociacionit.

“Unë mendoj që ky është një kushtëzim i rrezikshëm dhe shumë i panevojshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo është një “lojë e rrezikshme” që po e luan Bashkimi Evropian (BE).

Lidhur me këtë situatë, deputetja është shprehur se Kosova nuk ka faj, sepse sipas saj, ka bërë gjithçka që i është kërkuar dhe tashmë vendi ynë “nuk ka asgjë në dorë”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Deputetja Kryeziu Hyseni Kosov Evrop Kosova Ministrave Republik Debat Asociacionit Bashkimi Evropian Lidhur

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Deputetja Kryeziu Hyseni Kosov Evrop Kosova Ministrave Republik Debat Asociacionit Bashkimi Evropian Lidhur

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online