Dërgohet në mbajtje i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Welcome to Kosova Today

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër- i mitur, ka mbetur i […]

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur.

I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Prokuroria Themelore Ferizaj Prokurorit Shtetit Vrasja Kodit Penal Republik Kosov Hetuesit Rajonal Policis Prokurorin Brenda

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Prokuroria Themelore Ferizaj Prokurorit Shtetit Vrasja Kodit Penal Republik Kosov Hetuesit Rajonal Policis Prokurorin Brenda

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online