Dëshmia e dëshmitarit të 54 do të vazhdojë më 22 prill në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Welcome to Kosova Today

Dëshmia e dëshmitarit të 54 në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfundoi sot ashtu siç ishte planifikuar, por do të vazhdojë edhe pas dy javës përkatësisht me 22 prill. Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së Kadri Veselit, Ben Emmerson pasi i njëjti tha se ka pyetje shtesë për dëshmitarin pas pyetjeve të trupit […]

Dëshmia e dëshmitarit të 54 do të vazhdojë më 22 prill në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmia e dëshmitarit të 54 në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfundoi sot ashtu siç ishte planifikuar, por do të vazhdojë edhe pas dy javës përkatësisht me 22 prill.

Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së Kadri Veselit, Ben Emmerson pasi i njëjti tha se ka pyetje shtesë për dëshmitarin pas pyetjeve të trupit gjykues mirëpo i duhet kohë që të përgatitej

Po ashtu, as ekipet tjera mbrojtëse nuk ishin të përgatitura për këtë pjesë të marrjes në pyetje. Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se janë të zhgënjyer.

“Jemi pak të zhgënjyer. Asnjë nga dokumentet që u përdorën nuk janë dokumente të reja. Të gjitha janë pjesë e dokumentacionit gjyqësor dhe pyetjet ishin në linjë me diskutimet që i kishim bërë më herët dhe e kam shumë të vështirë të qojë dëm një orë që mund ta kishim shfrytëzuar për dëshminë. Sidoqoftë ne duam të jemi të drejtë, duam të iu jepim mundësi të mjaftueshme të gjithve për t’u përgatitur por mos e bëni këtë zakon. Fakti që do ta lejojmë sot, nuk do të thotë që do ta lejojmë një herë tjetër. Atëherë, sot miratojmë kërkesën tuaj për të qenë të drejtë me të gjitha palët e përfshura dhe shpresojë që me këtë dëshmitar të përfundojmë në mënyrë efikase”, tha Smith III.

Po ashtu, Smith III tha se ekziston mundësia që pjesa e mbetur e marrjes në pyetje të dëshmitarit mund të bëhet edhe përmes videolidhjes.

“Në qoftë se prokuroria vendos se do të përdorë videolidhjen për pjesën e fundit të pyetjeve, ne nuk do ta kundërshtojmë dhe nëse do të kundërshtohet nga ndonjë prej jush, po e them që tani se ne do ta rrezojmë kundërshtimin. Megjithatë vendos prokuroria se çfarë do të bëjë, do të vijë dëshmitari fizikisht apo do të ndiqet përmes videolidhjes. Kjo s’do bëhet praktike”, tha ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kadri Veselit Emmerson Megjithat Charles Smith Sidoqoft Fakti

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kadri Veselit Emmerson Megjithat Charles Smith Sidoqoft Fakti

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online