Detaje nga vet’aksidenti me fatalitet në Pejë: Shoferi nuk iu përshtat shpejtësisë, god’iti shtyllën e betonit

Mbrëmjen e së dielës një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Qungur të Pejës, rreth orës 18:35. Lidhur me rastin detaje shtesë ka dhënë policia. Në një komunikatë për media, thuhet se deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar

Detaje nga vet’aksidenti me fatalitet në Pejë: Shoferi nuk iu përshtat shpejtësisë, god’iti shtyllën e betonit

Mbrëmjen e së dielës një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Qungur të Pejës, rreth orës 18:35.

Lidhur me rastin detaje shtesë ka dhënë policia.

Në një komunikatë për media, thuhet se deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju përshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.

“Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”, thuhet në njoftimin e policisë.