Dhëndri i Sali Berishës mbetet në arrest shtëpiak
Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi shfuqizim të masës, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në izolim shtëpiak. Malltezi qëndron në këtë masë sigurie prej nëntorit të vitit 2023, teksa më herët, […] The post Dhëndri i Sali Berishës mbetet në arrest shtëpiak appeared first on InfoShqip.com.

Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi shfuqizim të masës, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në izolim shtëpiak.
Malltezi qëndron në këtë masë sigurie prej nëntorit të vitit 2023, teksa më herët, ai qëndroi për pak kohë në paraburgim.
Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.
Për të njëjtën dosje, pra për dosjen ‘Partizani’ është i akuzuar nga SPAK edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha, ndaj të cilit aktualisht është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’.
The post Dhëndri i Sali Berishës mbetet në arrest shtëpiak appeared first on