E dhimbshme, aksidentohet për vdekje mërgimtari duke ardhur në vendlindje

Dion Emerllahu ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku pranë Milanos, në Itali.
19-vjeçari po udhëtonte nga Franca drejt vendlindjes së tij për pushime dhe për të festuar ditëlindjen, të cilën e mbushi më 24 korrik, ditë në të cilën fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Lajmi ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe gjithë banorët e Ramjanit.
Për kohën e varrimit, familja do të njoftojë më vonë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



