Dhuna policore ndaj dy të rinjve në Shkup, zv.ministri Iseni kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin në Shkup, ku dy të rinj pretendojnë se kanë qenë viktimë e dhunës nga pjestarë të policisë.
Përmes një deklarate zyrtare, Iseni ka bërë të ditur se Kontrolli i Brendshëm tashmë ka nisur hetimet dhe ka garantuar se do të ketë llogaridhënie të plotë në rast se konstatohen shkelje të autoritetit ligjor.
Ja postimi i plotë i zëvendësministrit Astrit Iseni:
“Pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve më 7 tetor në Shkup duhet të zbardhen plotësisht. Kontrolli i Brendshëm po heton rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, do të ketë përgjegjësi. Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, qëndrimi im është i qartë: uniforma është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i shërbyer ligjit. Çdo keqpërdorim i autoritetit cenon besimin dhe dinjitetin e institucionit.
Përkushtimi ynë është një polici që vepron me profesionalizëm dhe jep llogari.
Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për besimin në polici.
Qytetarët do të njoftohen në kohë për rezultatet e hetimit dhe masat që do të ndërmerren.”
The post Dhuna policore ndaj dy të rinjve në Shkup, zv.ministri Iseni kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



