Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)

Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)

Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjte periferinë e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.

Tymi dyshohet se është shkaktuar nga djegia e gomave dhe mbetjeve buzë lumit Shkumbin.

Shtëllungat e tymit janë përhapur në një hapësirë të gjerë, ndërsa banorët raportojnë për një erë të rëndë dhe mbytëse.

Situata ngre shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e banorëve.

The post Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.