Edhe një emërim, mbërrin rreth 30-shit numri i zëvendësministrave në qeverinë “Kurti 4”

Edhe një emërim, mbërrin rreth 30-shit numri i zëvendësministrave në qeverinë “Kurti 4”

Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e ka uruar për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30. Më 15 shtator Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendësministrave. E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash.

Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra).

The post Edhe një emërim, mbërrin rreth 30-shit numri i zëvendësministrave në qeverinë “Kurti 4” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.