Dhunë në Jeruzalem/ Ekstremistët e djathtë izraelitë, përplasje me palestinezët
Opozita izraelite ka dënuar aktet e dhunës dhe fyerjet e bëra ndaj palestinezëve që u bënë nga grupet Izraelite të ekstremit të djathtë përgjatë Paradës së Ditës se Jeruzalemit që u mbajt të hënën në këtë qytete. Brohorimat “vdekje arabëve” dhe slogane nacionaliste u përsëritën në mënyrë të vazhdueshme përgjatë Marshit Vjetor të Flamurit në [...]Read More...

Opozita izraelite ka dënuar aktet e dhunës dhe fyerjet e bëra ndaj palestinezëve që u bënë nga grupet Izraelite të ekstremit të djathtë përgjatë Paradës së Ditës se Jeruzalemit që u mbajt të hënën në këtë qytete.
Brohorimat “vdekje arabëve” dhe slogane nacionaliste u përsëritën në mënyrë të vazhdueshme përgjatë Marshit Vjetor të Flamurit në qytetin e Vjetër të Jeruzalemi.
Ky marsh i cili zhvillohet çdo vit për të shënuar pushtimin e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1967 dhe konsiderohet nga Qeveria Izraelite si simbol I bashkimi të qytetit të cilin ajo e konsideron kryeqytetin e saj të përjetshëm.
Policia Izraelite u përpoq të menaxhonte aktet e dhunës dhe fyerjeve ndërsa mijëra izraelit nacionalistë zbritën në Portën e Damaskut, një nga hyrjet kryesore në qytet. Aktivistë e Krahu të djathtë mbanin pankarta që shkruanin “67- Jeruzalemi në Duar tona. 2025- Gaza në duart tona”.
Fraza të tjera si “u djegtë fshati juaj” si dhe “Shtëpia juaj do të jetë e jona u dëgjuan përgjatë të gjithë tubimit.
Ish-gjenerali dhe udhëheqësi i krahut të majtë, Yair Golan, e përshkroi situatën si “tronditëse” dhe dënoi aktet e urrejtjes dhe racizmit të shfaqura gjatë marshimit. “Kjo është ajo që duket urrejtja, racizmi dhe ngacmimi,” tha ai në një deklaratë në rrjetin X. “Do të luftojmë për Jerusalemin për të gjithë ne – hebrenj, të krishterë dhe myslimanë, laikë e fetarë. Jerusalemi i përket të gjithëve që e duan atë.”
Edhe lideri tjetër i opozitës, Izraelite Yair Lapid, reagoi ashpër: “Nuk ka asgjë hebraike në këtë dhunë. Ministrat e qeverisë që heshtin përballë këtyre ngjarjeve janë bashkëfajtorë në këtë turp.”
Ministri i Sigurisë Kombëtare në Izrael Itmar Ben Gvir, një figure e njohur e ekstremit të djathtë bëri thirrje për dënim me vdekje për “terroristet” në një fjalim drejtuar turmave. Ky fjalim i tij u konsiderua nga kritiket një fjalim që inkurajon përhapjen e dhunës.
Disa prej marshuesve të dhunshëm u ndalën dhe u larguan nga qyteti i vjetër nga Policia Izraelite.