Diamanti blu ne ankand/ Guri i çmuar, pjesë e trashëgimisë mbretërore të Indisë

Një diamant blu i rrallë nga Golconda mbi 23 karat do të dalë në ankand në Christie’s. Guri i çmuar dikur zotërohej nga Maharajt e Indorit ëdhe është diamanti blu më i rëndësishëm që është nxjerrë ndonjëherë në ankand. Diamanti u zbulua në minierat legjendare Golconda në Indinë jug-qendrore, e njohur për prodhimin e disa [...]Read More...

Diamanti blu ne ankand/ Guri i çmuar, pjesë e trashëgimisë mbretërore të Indisë

Një diamant blu i rrallë nga Golconda mbi 23 karat do të dalë në ankand në Christie’s. Guri i çmuar dikur zotërohej nga Maharajt e Indorit ëdhe është diamanti blu më i rëndësishëm që është nxjerrë ndonjëherë në ankand.

Diamanti u zbulua në minierat legjendare Golconda në Indinë jug-qendrore, e njohur për prodhimin e disa prej diamanteve më të famshëm në botë, duke përfshirë Diamantin Hope.

Ajo që është unike është se guri nuk ka ndryshuar në më shumë se 100 vjet. Vlera ka mbetur e njëjtë, 23.24 karat dhe nuk ka ndryshuar formë, peshë apo madhësi.

Grui i çmuar ishte një pjesë e trashëgimisë mbretërore të Indisë dhe dikur zotërohej nga Maharajt e Indorit. Diamantet Golconda janë gurët më të mirë transparentë dhe të rrallë në botë.

Shitja pritet të shënojë një rekord. Vlerësimet shkojnë nga 35 deri në 50 milionë dollarë. Me 45,52 karat, Diamanti Hope është diamanti më i madh blu që është zbuluar ndonjëherë.

/ abcnews.al