Diaspora e Kosovës voton sot në misionet diplomatike nëpër botë, përfshirë edhe Kanadanë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se dita e votimit të parë të mërgatës, në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, është një ditë historike. “Ditë vërtet historike. Për herë të parë, mërgata voton në misionet tona diplomatike. Për Kosovën, për demokracinë dhe të ardhmen e saj. Emocion […] The post Diaspora e Kosovës voton sot në misionet diplomatike nëpër botë, përfshirë edhe Kanadanë appeared first on Albinfo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se dita e votimit të parë të mërgatës, në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, është një ditë historike.
“Ditë vërtet historike. Për herë të parë, mërgata voton në misionet tona diplomatike. Për Kosovën, për demokracinë dhe të ardhmen e saj. Emocion i papërshkrueshëm dhe përgjegjësi e madhe. Ky është shteti ynë, kjo është Kosova jonë – e ndërtuar me gjak e sakrificë, me mund e dashuri!”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Në Kanada, ashtu siç është paraparë, tashmë janë hapur dy vendvotime; një në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Ottawa dhe tjetra në Konsullatën e Përgjithshme në Toronto, të cilat do të jenë të hapura deri në orë 19:00.
The post Diaspora e Kosovës voton sot në misionet diplomatike nëpër botë, përfshirë edhe Kanadanë appeared first on Albinfo.