Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, për ulëse në Kuvendin e Kosovës garuan 12 persona nga parti të ndryshme për të përfaqësuar diasporën shqiptare. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u shpall të shtunën e vetëm dy prej tyre arritën të sigurojnë ulëse në parlamentin e Kosovës. Hysen Ҫekaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti […] The post Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet appeared first on Albinfo.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, për ulëse në Kuvendin e Kosovës garuan 12 persona nga parti të ndryshme për të përfaqësuar diasporën shqiptare.
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u shpall të shtunën e vetëm dy prej tyre arritën të sigurojnë ulëse në parlamentin e Kosovës.
Hysen Ҫekaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të sigurojë një vend në Kuvend me 23,539 vota.
Nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i partisë Guxo ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës pasi ka marrë 31,282 vota, shkruan Albinfo.
Partia Demokratike e Kosovës, pati në listën e saj të kandidatëve për deputetë Ragip Xhakën, Shahin Dervishajn, Isak Nezirin e Patriot Krasniqin, por që nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për tu përfaqësuar në kuvend.
As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që në listë kishte Ukë Blakajn nuk do të ketë përfaqësues të diasporës si deputetë, pasi ky i fundit nuk mori mjaftueshëm vota.
Ndërkohë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garoi edhe Lumbardh Salihu, Lisa Rugovaj, Zeqir Gjukaj e Saranda Musliu, që po ashtu mbetën jashtë parlamentit.
Lëvizja Vetëvendosje, në listë kishte edhe Luan Gacaferin nga radhët e Partisë Guxo, por që nuk mori votat e mjaftueshme, shkruan Albinfo.
The post Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet appeared first on Albinfo.