Digjet trafoja në Trepçë, 63 minatorë mbeten të ngujuar në minierë

Digjet trafoja në Trepçë, 63 minatorë mbeten të ngujuar në minierë

63 minatorë të “Trepçës” kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës, pasi është djegur trafoja kryesore e këtij horizonti.

Lajmi është konfirmuar nga komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, i cili ka bërë të ditur se ekipet janë duke punuar për nxjerrjen e minatorëve.

Minatorët aktualisht vazhdojnë të mbeten të ngujuar, ndërsa ekipet në terren po punojnë për nxjerrjen e tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.