Dimitrieska-Koçoska: Qëndrueshmëria fiskale është kyçe për përballje me sfidat globale

Rezistenca fiskale, menaxhimi përgjegjës me financat publike dhe krijimi i hapësirës për reagim gjatë krizave të ardhshme janë kyçe për stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë së vendit në kushte të paqartësisë së shtuar globale, u cek sot në konferencën rajonale “Ohri 2026”.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska para pjesëmarrësve në Tubim porositi se hapësira fiskale duhet të krijohet para se të nmevojitet, përmes menaxhimit përgjegjës me financat publike, ulje graduale të deficitit, menaxhimit të kujdesshëm me borxhin publik, pagesës më të mirë të të ardhurave dhe cilësisë më të lartë të konsumit publike.
“Rezistenca fiskale nuk ndërtohet në momentin kur fillon kriza. Ajo ndërtohet paraprakisht – përmes menaxhimit përgjegjës me financat publike, uljen graduale të deficitit, menaxhimit të kujdesshëm me borxhin publike, pagesës më të mirë të të ardhurave dhe cilësisë më të lartë të konsumit publik”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Ajo theksoi se edhe pse disa nga vendet e rajonit nuk janë pjesë e eurozonës, ato janë pjesë e hapësirës ekonomike evropiane përmes ttregtisë, investimeve, rrjedhave financiare, tregut të punës dhe zinxhirëve të furnizimit, për ç’shkak lëvizjet ekonomike në eurozonë drejtpërdrejtë ndikojnë ndaj ekonomive të Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, pandemia, kriza energjetike, inflacioni i lartë, tensionet gjeopolitike, çrregullimet e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe barrierat e rritura tregtare treguan se paqartësia tashmë nuk është përjashtim, por karakteristikë e përhershme e ambientit ekonomik.
Si rreziqe, ajo i ceki paqartësinë gjeopolitike, çmimet më të larta të energjisë, kufizimet në tregtinë globale dhe kushtet më të ashpra financiare. Sipas projektimeve të kapshme që i ceki, rritja e eurozonë pritet të ngadalësohet nga 1,4 për qind në vitin 2025 në 0,9 për qind në vitin 2026.
Dimitrieska-Koçoska tha se Maqedonia në kushte të tilla zgodhi rrugën e konsolidimit gradual dhe përgjegjës fiskal, ndërkaq paralelisht po punon në përmirësimin e planifikimit dhe menaxhimit me investimet publike, digjitalizimin, moderniziomin e administratës tatimore dhe luftën kundër ekonomisë gri.
Ajo theksoi se cikli i ardhshëm i rritjes në Ballkanin Perëndimor nuk mund të bazohet vetëm në konsum më të madh, por duhet në masë më të madhe të udhëhiqet nga produktiviteti, me theks të fuqishëm në investimet strategjike në infrastrukturë dhe energjetikë.
Si katër parime të politikës që i ndjekë Maqedonia, i ceki stabilitetin, rezistencën, investimet dhe produktivitetin.
Për nevojën e udhëheqjes së kujdesshme të politikës ekonomike foli edhe profesori nga Fakulteti i ekonomisë, Borçe Trenovski, i cili vlerësoi se Maqedonia, si ekonomi e vogël, e hapur dhe e varur nga eksporti, është posaçërisht e ndjeshme ndaj goditjeve ekonomike globale.
Ai theksoi se politikat ekonomike mund t’i zbusin rreziqet e jashtme, por nuk mund t’i mënjanojnë tërësisht, posaçërisht në kushte të trazirave globale, rreziqeve nga inflacioni, paqartësisë se sa normat e interesit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.
Trenovski paralajmëroi edhe për rreziqet lidhur me borxhin publik, i cili, siç theksoi, është rreth 60 pë qind në kushte kur nevojat financiare globale janë jashtëzakonisht të larta.
Nëse vihet deri në rritje të shkallëve të kamatës dhe deri në përkeqësim të kushteve ekonomike globale, ne jemi në situatë kur duhet sërish të angazhohemi që t’i lajmë shlyejme borxhet. Nëse rriten normat e interesit, edhe këtu kemi rrezik shtesë”, tha Trenovski.
Sipas tij, ngadalësimi eventual i rritjes ekonomike do ta vështirësonin pagesën e borxheve dhe kredive ekzistuese, ndërsa shteti njëkohësisht duhet të miratojë politika për mbrojtjen e standardet të qytetarëve dhe bizneseve.
Ai vlerlsoi se në një periudhë krize eventuale të re duhet të kihet parasysh mbvrojtja e kategorive vulnerabël e qytetarëve, duke përfshirë përmes mbështetjes sociale dhe masa për të zbutur tronditjet e çmimeve të energjisë.
“Politika ekonomike është e ndjeshme, në të cilën duhet të kemi gabime”, tha Trenovski.
Ish-ministri kroat i Financave, Zdravko Mariq, duke u përqendruar në përvojën e Kroacisë, porositi se në kohëra të mira ekonomike problemet nuk duhet të vendosen “nën tapet”, por se pikërisht atëherë duhet të krijohet hapësirë për përballje me krizat e ardhshme.
Mariq përkuhtoi se kur në vitin 2016 e ka marrë postin ministër i Financave, Kroacia është përballur me deficite të larta buxhetore dhe borxh publik, pas së cilës qëndrueshmëria fiskale ka qenë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
“Duhet të gjejmë kursime në segmente të ndryshme dhe t’i harmonizojmë shpenzimet me të ardhurat”, tha Mariq, duke theksuar se në vitin 2016 deficiti buxhetor është ulur nën një për qind të BPV-së, ndërsa ka filluar të ulet ehde pjesëmarrja e borxhit publik në BPV.
Ai theksoi se për përmirësimin e pozicionit të Kroacisë ka qenë i rëndësishëm edhe dialogu konstruktiv, produktiv dhe transparent me Komisionin Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane
Sipas Mariq, përmirësimi i pozicionit fiskal dhe makroekonomik i Kroacisë ka mundësuar që më vonë të hapet edhe çështja për vendosje të euros.
Ish-ministri kroacia i Financave paraprakisht vlerësoi se inflacioni nuk është vetëm çështje e poltikës fiskale, por edhe i asaj monetare dhe se është e nevojshme të ketë bashkëpunim më të ngushtë mes qeverive dhe bankave qendrore, sidomos në vendet që ende nuk janë anëtare të BE-së.
Ai tha se edhe alokimet e rritura ppër mbrojtje paraqesin presion shtesë ndaj financave publike dhe e kufizojnë hapësirën për manovra të shteteve
Në kuadër të Forumit në Ohër u mbajt edhe panel-diskutim me temë “Nga presioni i Eurozonës te rezistenca fiskale: Prioritetet buxhetore, realitetet e sektorit privat dhe mësimet rajonale”, ku do të diskutohet për ndikimin e zhvillimeve ekonomike në Evropë në financat publike dhe mjedisin e biznesit në rajon.
Në Konferencë marrin pjesë ministra të financave, drejtorë të administratës tatimore, zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë ekonomikë nga vendet e rajonit. Takimi synon të kontribuojë në forcimin e rezistencës fiskale, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në një mjedis ekonomik global gjithnjë e më kompleks.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



