Disa vende evropiane të shqetësuara për qytetarët e tyre që udhëtojnë në SHBA

Disa vende evropiane kanë përditësuar këshillat e tyre të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara, pas shtrëngimit të politikave të imigracionit dhe kufizimeve sociale nga administrata Trump. Ata paralajmërojnë se turistëve mund t’u refuzohet hyrja në vend, edhe pse kanë një vizë ose autorizim udhëtimi të vlefshëm, shkruan RTS. Danimarka këshillon qytetarët e saj transgjinorë […] The post Disa vende evropiane të shqetësuara për qytetarët e tyre që udhëtojnë në SHBA appeared first on Albinfo.

Disa vende evropiane të shqetësuara për qytetarët e tyre që udhëtojnë në SHBA

Disa vende evropiane kanë përditësuar këshillat e tyre të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara, pas shtrëngimit të politikave të imigracionit dhe kufizimeve sociale nga administrata Trump. Ata paralajmërojnë se turistëve mund t’u refuzohet hyrja në vend, edhe pse kanë një vizë ose autorizim udhëtimi të vlefshëm, shkruan RTS.

Danimarka këshillon qytetarët e saj transgjinorë dhe jobinarë që të kontaktojnë ambasadën amerikane përpara udhëtimit, ndërsa Franca, Norvegjia dhe Finlanda lëshojnë rekomandime për grupet në rrezik, përfshirë komunitetin LGBTQIA+. Gjermania, nga ana e saj, kujton se leja e udhëtimit nuk garanton automatikisht hyrjen në SHBA, transmeton albinfo.ch.

Raste të refuzimit të hyrjes janë raportuar në disa aeroporte amerikane. Një studiues francez u detyrua të kthehej në Paris, pasi mesazhet në telefonin e tij u interpretuan si “armiqësore ndaj Donald Trump”. Autoritetet amerikane mohojnë këtë version. Turistë nga Kanadaja, Britania dhe Gjermania gjithashtu janë ndaluar dhe më pas dëbuar.

Sipas një raporti të Tourism Economics, numri i udhëtarëve në SHBA pritet të bjerë me më shumë se 5% këtë vit. Në Zvicër, agjencitë turistike raportojnë një interes të ulët për SHBA-në, me disa klientë që zgjedhin Kanada-n si alternativë, shkruan RTS.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Federata Zvicerane e Udhëtimeve thekson se jo të gjitha anulimet lidhen me qëndrime negative ndaj SHBA-së, transmeton albinfo.ch.

The post Disa vende evropiane të shqetësuara për qytetarët e tyre që udhëtojnë në SHBA appeared first on Albinfo.