Djali i Ermal Fejzullahut qenka rritë e bë burrë, bëri gjestin e madh për gjithë vendin – nuk e paskemi ditur që është kaq pastriot

Arti, i biri i këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahut, i është bashkuar protestës për Çlirimtarët, e cila po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
I riu është parë në mesin e protestuesve, teksa kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Liria ka emër”, duke qëndruar në shesh së bashku me qytetarët e tjerë që kanë marrë pjesë në protestë.
Fotografinë e Artit nga protesta e ka publikuar gjyshja e tij, Nera, e cila ka ndarë momentin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Krahas fotografisë, ajo ka shkruar një dedikim të shkurtër dhe të përzemërt për nipin e saj: “Jeta e Nanës Arti”.
Në fotografinë e publikuar, Arti shihet me bluzën ku shkruhet “Liria ka emër”, teksa është i pranishëm në protestën që po zhvillohet në Prishtinë.
Pjesëmarrja e tij është vënë në pah përmes publikimit të fotografisë nga gjyshja, duke e bërë atë një nga figurat e reja të familjeve të njohura publike që janë parë në mesin e protestuesve./ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



