Djali i Hamëz Jasharit – Bekimi poston fotografi me familje, uron festën e Fitër Bajramit

Welcome to Kosova Today

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka uruar festën e Fitër Bajramit. Në emër të familjes së tij, ai ka uruar shëndet, lumturi dhe paqe për secilën familje. “Në këtë ditë feste, qëndrojmë afër dhe në mbështetje të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, familjeve të personave të pagjetur dhe në […]

Djali i Hamëz Jasharit – Bekimi poston fotografi me familje, uron festën e Fitër Bajramit

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Në emër të familjes së tij, ai ka uruar shëndet, lumturi dhe paqe për secilën familje.

“Në këtë ditë feste, qëndrojmë afër dhe në mbështetje të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, familjeve të personave të pagjetur dhe në nderim të luftës dhe historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Jashari.

Postimi i tij i plotë

Të dashur vëllezër e motra të besimit islam,
Në emrin tim personal dhe në emër të familjes ju urojmë festën e Fitër Bajramit, duke uruar shëndet, lumturi, paqe e begati për ju dhe familjet tuaja.

Në këtë ditë feste, qëndrojmë afër dhe në mbështetje të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, familjeve të personave të pagjetur dhe në nderim të luftës dhe historisë sonë të lavdishme.

E përmbyllëm këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit, me mund e sakrificë, me shpresën që Zoti të na pranojë agjërimin dhe lutjet tona.

Uroj që kjo frymë humanizmi, solidariteti dhe përkushtimi për të bërë vepra të mira të vazhdoj gjatë gjithë vitit tek secili prej nesh dhe shoqëria jonë në përgjithësi.
Me fat Fitër Bajrami!

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Djali Jasharit Bekim Jashari Bajramit Liris Postimi Ramazanit Bajrami

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Djali Jasharit Bekim Jashari Bajramit Liris Postimi Ramazanit Bajrami

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online