DnV: 9% e vendvotimeve u hapën me vonesë
Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV), ka njoftuar se 9 për qind të vendvotimeve në Kosovë janë hapur me vonesë. Në konferencën për media, Ismet Kryeziu nga DnV, lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare ka thënë se në shumicën e rasteve vonesat e hapjes së qendrave të votimit kanë ndodhur për shkak të mungesës […] The post DnV: 9% e vendvotimeve u hapën me vonesë appeared first on Albinfo.

Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV), ka njoftuar se 9 për qind të vendvotimeve në Kosovë janë hapur me vonesë.
Në konferencën për media, Ismet Kryeziu nga DnV, lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare ka thënë se në shumicën e rasteve vonesat e hapjes së qendrave të votimit kanë ndodhur për shkak të mungesës së komisionerëve.
“Nga 2589 vendvotime, 9% e këtyre vendvotimeve janë hapur me vonesë. Është raportuar se shkak i vonesave ka qenë mungesa e komisionerëve në 6% të vendvotimeve”, ka thënë ai, teksa shtoi se kanë vërejtur edhe disa parregullsi dhe incidente.
“Rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e posterëve dhe materialet tjera në diametrin e lejuar prej 100 metra, kemi parë se në 3% të qendrave të votimit ende kemi posterë apo material të partive politike. Kemi dy incidente, është incidenti me vëzhgues të DnV në Prizren ku është mohuar qasja në informata nga kryesues të vendvotimeve, përkatësisht në qendrën ‘Abdyl Frashëri’ dhe “’Motrat Qiriazi’”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se disa vendvotime vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar.
“Një numër i vendvotimeve vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar. 20% e qendrave të votimit personat me aftësi të kufizuar kanë pasur pengesa në qasjen e tyre për të votuar”.
DnV-ja ka angazhuar rreth 500 vëzhgues.
The post DnV: 9% e vendvotimeve u hapën me vonesë appeared first on Albinfo.