Dodik largohet nga Bosnjë-Hercegovina, nisim hetimet nga policia kufitare
Një delegacion, i udhëhequr nga Milorad Dodik, president i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, i cili aktualisht është nën hetim, ka mbërritur ditën e martë në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit. Sipas raportimeve të “Oslobogjenje”, avioni që transportonte Qeverinë e Republikës Srpska ishte nisur nga Banjalluka, ka kaluar në Beograd dhe më pas ka […] The post Dodik largohet nga Bosnjë-Hercegovina, nisim hetimet nga policia kufitare appeared first on Albinfo.

Një delegacion, i udhëhequr nga Milorad Dodik, president i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, i cili aktualisht është nën hetim, ka mbërritur ditën e martë në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit. Sipas raportimeve të “Oslobogjenje”, avioni që transportonte Qeverinë e Republikës Srpska ishte nisur nga Banjalluka, ka kaluar në Beograd dhe më pas ka vazhduar udhëtimin drejt Izraelit.
Ky lëvizje e Dodikut ka shkaktuar shqetësim te Policia Kufitare e Bosnjë-Hercegovinës, e cila, nën udhëheqjen e drejtorit Mirko Kupresakoviq, ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën se si ai ka kaluar kufirin shtetëror. Policia ka njoftuar se do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve.
Arsyeja e vizitës së Dodikut në Izrael lidhet me pjesëmarrjen e tij në një konferencë ndërkombëtare kundër antisemitizmit, që do të zhvillohet në Jerusalem më 26 dhe 27 mars.
The post Dodik largohet nga Bosnjë-Hercegovina, nisim hetimet nga policia kufitare appeared first on Albinfo.