Dogana parandalon futjen në treg të mbi 3 mijë mbathjeve sportive të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara. Në njoftim bëhet e ditur se është parandaluar hyrja në treg e 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara. Postimi: Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara! Gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara.
Në njoftim bëhet e ditur se është parandaluar hyrja në treg e 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara.
Postimi:
Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara!
Gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara. E veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.