Dogana zbulon mbi 20 mijë euro të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka zbuluar 20 mijë e 886 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Nëpërmjet një njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryera nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara […] The post Dogana zbulon mbi 20 mijë euro të falsifikuara appeared first on Albinfo.

Dogana zbulon mbi 20 mijë euro të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka zbuluar 20 mijë e 886 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Nëpërmjet një njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryera nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.

Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara:

500 € – 1 copë

200 € – 1 copë

50 € – 101 copë

20 € – 1 copë

5 € – 1 copë

Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €.

Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.

“Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave”, përfundon njoftimi

The post Dogana zbulon mbi 20 mijë euro të falsifikuara appeared first on Albinfo.