Dorëhiqet kryeministri i Kanadasë/ Justin Trudeau nuk ka mbështetje në partinë e tij
Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij nga udhëheqja e Partisë Liberale, të cilën e mban prej 11 vitesh. Në një konferëncë për shtyp, njëkohësisht ai bëri të ditur se Parlamenti i Kanadasë do të shpërndahet më 24 mars për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Trudeau tha se ai do të qëndrojë si kryeministër derisa [...]Read More...

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij nga udhëheqja e Partisë Liberale, të cilën e mban prej 11 vitesh. Në një konferëncë për shtyp, njëkohësisht ai bëri të ditur se Parlamenti i Kanadasë do të shpërndahet më 24 mars për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Trudeau tha se ai do të qëndrojë si kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Liberale.
“Unë synoj të jap dorëheqjen si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm përmes një procesi të fortë konkurrues mbarëkombëtar.“, u shpreh Trudeau.
Ai thotë se ka kërkuar nga kryetari i Partisë Liberale që të fillojë procesin.
“Ky vend meriton një zgjedhje reale në zgjedhjet e ardhshme, dhe mua më është bërë e qartë se nëse më duhet të bëj beteja të brendshme, nuk mund të jem opsioni më i mirë në ato zgjedhje.”, shtoi ai.
Njoftimi erdhi mes presionit për t’u larguar nga kryeministria e vendit, të cilën ai e ka mbajtur për nëntë vjet, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në tetor 2025.
Sondazhet e opinionit tregojnë se partia konservatore e opozitës, e udhëhequr nga Pierre Poilievre, do ta fitojë me lehtësi ‘ndeshjen’./abcnews.al