Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka dhënë dorëheqje. Dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor, ndërsa sot ajo është depozituar në Kuvend.
Andovski ka bërë të ditur se dorëheqjen e paraqet për arsye personale, duke e falënderuar kryeministrin për besimin e dhënë.
“Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për besimin e dhënë, mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin gjatë ushtrimit të funksionit tim. Për mua ishte nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e Qeverisë dhe të kontribuoj në përmirësimin e sistemit shëndetësor“, thuhet në mesazhin e tij.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



