Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
Një vatër zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës. Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Sipas pamjeve, dyshohet se zjarri ka nisur në tarracën e godinës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo të plagosur.
Sipas gazetarit të Euronews, Teodor Gjerga, zjarri ka rënë në katin e fundit të një apartamenti në qendër të qytetit të Shkodrës, i cili më parë është përdorur si ambient biznesi.
Sipas raportimit, OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë bllokun, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Ndërkohë, situata paraqitet e vështirë për shkak të numrit të madh të banorëve që ndodhen në pallatin ku ka rënë zjarri, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i tyre.
The post Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



