Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin

"Përdorimi i Wegovy ështënjë trajtim i miratuar që i ndihmon pacientët të humbin peshë në mënyrë të sigurt dhe të reduktojnë rrezikun për sëmundje serioze" The post Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin appeared first on Albinfo.

Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin

Viteve të fundit, si kudo në botë, edhe ndër shqiptarët tema e obezitetit (mbipeshës) është bërë një ndër shqetësimet e rëndësishme në kushtet e jetës moderne dhe të bollëkut të ushqimeve. Rrjedhimisht, po kështu një rëndësi e madhe i kushtohet trajtimit me metoda të provuara, shkencore, të këtij shqetësimi. Në këtë kontekst, një lloj “revolucioni” ka shkaktuar viteve të fundit përdorimi i barnave si “Ozempic”, “Wegovy” etj. Interesimi enorm për këto medikamente ka ngjallur edhe polemika në mediat perëndimore në lidhje me efektet ëvidente pozitive po edhe në lidhje me informacionet plotësuese që duhet t`i kenë ata që kanë vendosur të trajtohen me këto barna.

Për të fituar qartësi më të madhe rreth kësaj teme, albinfo.ch ka intervistuar Dr. Gëzim Dervishin, njërin ndër mjekët më të specializuar në këtë fushë, në Zvicër. Ai madje, rreth dy muaj më parë, së bashku me kolegun  etij Norbert Niebuhr ka hapur ordinancën e specializuar për humbje peshe “ViaSlim”, në Cyrih.

Dr. Gezim Dervishi, i lindur në Prishtinë, në vitin 1990,  ka studiuar mjekësinë humane në Universitetin e Këlnit ku dhe ka doktoruar. Ai ka punuar në pozita të ndryshme në Klinikën Hirslanden në Cyrih, së fundmi si mjek i lartë në Institutin për Mjekësi të Përgjithshme të Brendshme. Dr. Dervishi ka plotësuar trajnimin e tij mjekësor me provimet shtetërore të SHBA-së dhe trajnimin special në mjekësinë holistike (IFM) në SHBA. Pak muaj më parë Dr. Gezim Dervishi dhe Norbert Niebuhr kanë themeluar ordinancën “ViaSlim”, për të cilën thonë se është klinika e parë plotësisht dixhitale, e bazuar në aplikacione për humbje peshe në Zvicër.

Dr. Dervishi, krahas punës parësore si mjek specialist, ka publikuar deri më tani, në bashkautorësi me studiues të tjerë edhe disa studime në revista shkencore të specializuara për fushën në të cilën ai punon si në Journal of Plastic, Reconstructive & Aesthetic Surgery; Journal of Cosmetic Dermatology etj.

Dr. Gezim Dervishi dhe Norbert Niebuhr

Albinfo.ch: Mbipesha ose obeziteti, në kushtet e mirëqenies së sotme materiale, është një shqetësim për një numër gjithnjë më të madh njerëzish. Kjo edhe për faktin se mbipesha është shpesh hapi i parë për shumë sëmundje të rënda. Dalja në treg e medikamenteve si Ozempic etj., duket si një “bekim” për këtë kategori njerëzish. Megjithatë, mjekë dhe studiues të shumtë paralajmërojnë se as këto medikamente nuk janë “shkopi magjik” për heqjen qafe të mbipeshës. Cili është qëndrimi Juaj në këtë kontekst, si mjek i specializuar për këtë fushë? Çfarë i këshilloni pacientët që kërkojnë ndihmën Tuaj?

Dr. G. Dervishi: Mbipesha dhe obeziteti janë bërë një problem gjithnjë e më i përhapur në shoqërinë moderne, veçanërisht në komunitetin tonë shqiptar, ku ushqimi tradicional është shpesh i pasur me karbohidrate si fli, byrek dhe bukë. Për shumë njerëz, mbipesha nuk është vetëm një çështje estetike, por një faktor kryesor rreziku për sëmundje serioze si diabeti i tipit 2, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Medikamentet GLP-1 si Wegovy® kanë sjellë një ndryshim të madh në trajtimin e mbipeshës dhe kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme në uljen e peshës, me humbje mesatare deri në 15-20% të peshës trupore brenda 68 javësh. Megjithatë, këto nuk janë një zgjidhje magjike dhe nuk mund të përdoren si një metodë e vetme për të humbur peshë pa një qasje gjithëpërfshirëse.

Pacientëve që kërkojnë ndihmën tonë, u këshillojmë që trajtimi me GLP-1 të bëhet gjithmonë nën mbikëqyrje mjekësore dhe të kombinohet me një plan të strukturuar të ushqyerjes dhe aktivitetit fizik. Në klinikën tonë, ne nuk japim thjesht ilaçin, por ndihmojmë pacientët të ndryshojnë mënyrën e jetesës për të pasur rezultate të qëndrueshme.

Shumë shqiptarë e injorojnë mbipeshën si problem shëndetësor dhe e shohin atë si diçka normale për shkak të zakoneve të ushqyerjes. Por realiteti është që edhe një BMI mbi 27 ul ndjeshëm jetëgjatësinë dhe rrit rrezikun për komplikacione të rënda. Prandaj, është e rëndësishme që pacientët të trajtojnë mbipeshën si një sëmundje kronike dhe të marrin ndihmën e duhur nga mjekët specialistë.

Në përfundim, këshilla ime është e qartë: Për të humbur peshë në mënyrë të sigurt dhe efektive, nuk mjafton vetëm ilaçi. Duhet një qasje e kombinuar me mbështetje mjekësore, këshillim ushqimor dhe ndryshim të zakoneve të përditshme. Ky është modeli që ne ndjekim dhe që jep rezultatet më të mira për pacientët tanë.

Për komunitetin shqiptar kjo ka një rëndësi të veçantë, pasi kuzhina jonë tradicionale është shpesh e pasur me karbohidrate, siç janë Fli, byrek apo pite, yndyra. Këto zakone ushqimore rrisin rrezikun për obezitet dhe diabet. Si një nga mjekët e parë shqiptarë që fokusohet në këtë fushë, e shoh si detyrën time të kontribeu për të contriebu the ndihmoj më të shëndetshme për komunitetin shqiptar.

Albinfo.ch: Ozempic dhe barnat e ngjashme janë menduar (zhvilluar) për trajtimin e diabetit. Por, pasi është konstatuar se ato bëjnë efekt edhe te mbipesha, ato janë popullarizuar së tepërmi, pikërisht nga personat me mbipeshë. A e shihni si problematik këtë “devijim” që është bërë nga destinimi primar i medikamenteve në fjalë apo mendoni se është në rregull të përdoren nga personat me mbipeshë. Nëse po, nga cila shkallë e mbipeshës?

Dr. G. Dervishi: Jo, kjo nuk është një devijim nga përdorimi i duhur, por një zgjerim i bazuar në kërkime të forta shkencore. Fillimisht, Semaglutid u zhvillua për trajtimin e diabetit të tipit 2, pasi ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e funksionit të insulinës. Megjithatë, gjatë studimeve klinike, u vu re një efekt i fuqishëm në uljen e peshës, duke ndikuar drejtpërdrejt në mekanizmat e urisë dhe ngopjes.

Pikërisht për këtë arsye, Wegovy®, i cili përmban të njëjtin përbërës aktiv (Semaglutid) por në doza më të larta, është specifikisht i aprovuar për trajtimin e obezitetit. Kjo nuk është një përdorim jashtë indikacionit të ilaçit, por një zgjerim i bazuar në prova të forta klinike.

Në Zvicër, Wegovy® mund të përshkruhet për pacientët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

BMI ≥ 35 ose BMI ≥ 28 me një sëmundje të lidhur me mbipeshën, si hipertensioni, diabeti ose kolesteroli i lartë.

Pra, përdorimi i tij për mbipeshën nuk është eksperiment, por një trajtim i miratuar që i ndihmon pacientët të humbin peshë në mënyrë të sigurt dhe të reduktojnë rrezikun për sëmundje serioze.

Albinfo.ch: Megjithatë, në debatin rreth këtyre barnave nga shumë ekspertë mjekësorë këshillohet të kihet kujdes në përdorimin e tyre. Cilat janë rreziqet )(efektet anësore, kundër indikacionet) që duhet marrë në konsideratë?

Dr. G. Dervishi: Barnat GLP-1 si Wegovy® janë të sigurta dhe efektive për shumicën e pacientëve, por, si çdo trajtim mjekësor, ato mund të shkaktojnë efekte anësore, veçanërisht në fillim të trajtimit.

Efektet anësore më të zakonshme (prekin rreth 20% të pacientëve):

Probleme gastrointestinale: Nauze (të përziera), të vjella, diarre ose kapsllëk, të cilat zakonisht zvogëlohen pas disa javësh. Ndryshime në oreks: Disa pacientë raportojnë ulje të dëshirës për të ngrënë më shumë se sa pritej.

Rreziqe të rralla, por të rëndësishme:

Gurë në tëmth (veçanërisht nëse humbja e peshës është e shpejtë). Pankreatit (inflamacion i pankreasit) – një ndërlikim serioz që kërkon ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit nëse shfaqen dhimbje të forta abdominale. Ndryshime të mundshme në tiroidet – disa studime kanë raportuar një lidhje të mundshme me karcinomën medulare të tiroides, por nuk ka prova të qarta.

Kundërindikacionet – kush nuk duhet të marrë GLP-1?

Pacientët me histori të karcinomës medulare të tiroides ose sindromën e neoplazisë multiple endokrine (MEN2). Persona me pankreatit akut të rëndë në të kaluarën. Pacientët me probleme të rënda gastrointestinale, si gastropareza, sepse GLP-1 ngadalëson zbrazjen e stomakut.

Përfundimi:

Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe të përkohshme, por trajtimi duhet gjithmonë të bëhet nën mbikëqyrje mjekësore për të identifikuar herët ndërlikimet e mundshme. Në ViaSlim, ne sigurojmë që pacientët të marrin trajtim të personalizuar dhe monitorim të vazhdueshëm për të minimizuar çdo rrezik dhe për të optimizuar rezultatet e trajtimit.

Albinfo.ch: Marrë në tërësi: A peshojnë më shumë dobitë që sjellin këto medikamente apo rreziqet dhe në çfarë proporcioni të përafërt, sipas jush?

Dr. G. Dervishi: Përfitimet e GLP-1 janë dukshëm më të mëdha se rreziqet

Bazuar në studimet më të fundit, përfitimet e medikamenteve GLP-1 tejkalojnë në mënyrë të qartë rreziqet, veçanërisht tek pacientët me mbipeshë të konsiderueshme ose me sëmundje të lidhura si diabeti dhe hipertensioni.

Përfitimet:

Humbje peshe mesatare prej 15-20% brenda 68 javësh, një rezultat që nuk është arritur më parë me terapi të tjera. Reduktim i ndjeshëm i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë infarktin e zemrës dhe isheminë cerebrale. Përmirësim i metabolizmit dhe ulje e inflamacionit, që ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe mbrojtjen e funksionit të veshkave.

Rreziqet:

Efekte anësore të zakonshme si nauzea, diarreja ose kapsllëku, të cilat zakonisht zvogëlohen me kohën. Humbje e masës muskulore nëse nuk kombinohet me një dietë të pasur me proteina dhe aktivitet fizik. Raste të rralla të pankreatitit ose gurëve në tëmth, që kërkojnë monitorim mjekësor.

Në përgjithësi, për çdo 100 pacientë që përfitojnë nga terapia, vetëm një ka efekte anësore që kërkojnë ndjekje të kujdesshme, çka tregon se përfitimet janë shumë më të mëdha se rreziqet. Në ViaSlim, ne sigurojmë që pacientët të marrin trajtim të personalizuar dhe mbikëqyrje mjekësore të vazhdueshme për të minimizuar çdo rrezik dhe për të maksimizuar rezultatet afatgjata.

Albinfo.ch: Nëse pacienti do ta përdorte ozempic-un ose Wegovy-n për qëllimin parësor, për diabetin pra, a vjen ulja e peshës në mënyrë “automatike”, edhe në qoftë se kjo nuk është e dëshiruar nga pacienti?

Dr. G. Dervishi: Po, humbja e peshës është një efekt i natyrshëm i GLP-1 receptor agonistëve, si Wegovy®, sepse përbërësi aktiv Semaglutidi ndikon drejtpërdrejt në mekanizmat e ngopjes në tru dhe ngadalëson zbrazjen e stomakut. Si rezultat, pacientët ndihen të ngopur më shpejt dhe hanë më pak.

Rreth 90-95% e pacientëve përjetojnë një ulje të peshës, por shkalla e këtij efekti ndryshon nga personi në person. Disa humbin peshë më shumë, disa më pak, ndërsa një përqindje e vogël nuk përjeton ndryshime të rëndësishme. Nëse një pacient nuk dëshiron të humbasë shumë peshë, mjeku mund të rregullojë dozën ose të përshtatë trajtimin, për të gjetur ekuilibrin e duhur.

Përfundimi:

Po, shumica dërrmuese e pacientëve që marrin Wegovy® për humbje peshe përjetojnë një reduktim të saj, edhe nëse nuk është qëllimi i tyre kryesor. Megjithatë, ky efekt mund të menaxhohet nga mjeku për të siguruar që trajtimi të jetë i personalizuar sipas nevojave të pacientit.

Albinfo.ch: Po nëse e përdor me qëllimin për të humbur peshë, a mjafton vetëm përdorimi i tyre, pa ndryshuar regjimin e ushqimit dhe të lëvizjes (marrje me sport etj.)?

Dr. G. Dervishi: Jo, vetëm përdorimi i ilaçit nuk mjafton për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme. Pa ndryshim të stilit të jetës, rreziku i efektit jojo është shumë i lartë. Për të pasur sukses afatgjatë, është thelbësore të kombinohet trajtimi me ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik dhe mbështetje psikologjike.

Ushqyerja luan një rol kryesor – një dietë e pasur me proteina ndihmon në ruajtjen e muskujve, ndërsa ushqimet e pasura me karbohidrate si Byrek, Fli ose Pite duhet të konsumohen me kujdes, pasi rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe ndjesinë e urisë.

Aktiviteti fizik është po aq i rëndësishëm. Ushtrimet e forcës ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore, ndërsa aktivitetet e përditshme si ecja apo përdorimi i shkallëve kontribuojnë në stabilizimin e metabolizmit.

Shumë pacientë përballen me ngrënie emocionale dhe zakone të rrënjosura për vite, prandaj mbështetja psikologjike është thelbësore për të arritur rezultate afatgjata.

Në ViaSlim, ne integrojmë të gjitha këto elemente në një trajtim të personalizuar. Ne ofrojmë mbikëqyrje mjekësore, mbështetje nutricionale dhe këshillim psikologjik, duke siguruar që pacientët të kenë një humbje peshe të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Albinfo.ch: Kemi lexuar se këto medikamente duhet të merren “përgjithmonë”, pra nuk mjafton trajtimi për një periudhë të caktuar. Përse është kështu?

Dr. G. Dervishi: Shumë pacientë shqetësohen se trajtimi me GLP-1 duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë, por pyetja më e rëndësishme nuk është sa zgjat trajtimi, por çfarë ndodh nëse mbipesha nuk trajtohet fare. Studimet tregojnë se që nga një BMI prej 27, rreziku për komplikacione serioze rritet ndjeshëm, duke përfshirë:

Sëmundje kardiovaskulare si infarkti i zemrës dhe ishemia cerebrale. Diabeti i tipit 2 dhe komplikacionet që ai sjell. Rritje e rrezikut për disa lloje të kancerit, veçanërisht ato të lidhura me obezitetin. Dëmtime të kyçeve (artrozë) dhe dhimbje kronike, të cilat kufizojnë lëvizjen dhe cilësinë e jetës. Reduktim i ndjeshëm i jetëgjatësisë për shkak të këtyre faktorëve.

Pse trajtimi duhet të vazhdojë?

GLP-1 është një terapi që vepron mbi mekanizmat natyrorë të urisë dhe ngopjes, të cilët te pacientët obezë janë shpesh të çrregulluar. Nëse trajtimi ndërpritet papritur, në shumicën e rasteve pesha kthehet, sepse sistemi i urisë dhe ngopjes rikthehet në gjendjen e mëparshme. Kjo është arsyeja pse trajtimi duhet të bëhet gjithmonë nën mbikëqyrje mjekësore dhe të ndërpritet gradualisht sipas një strategjie të përshtatur.

Si mund të ndërpritet trajtimi në mënyrë të sigurt?

Në klinikën tonë, ne përdorim qasje të personalizuara për të stabilizuar peshën edhe pas uljes së dozës, duke përfshirë:

Reduktim gradual të dozës sipas një skeme të përcaktuar mjekësisht. Pauza të vlerësuara individualisht, duke monitoruar ndikimin në peshë dhe metabolizëm. Këshillim të avancuar ushqimor dhe terapi fizike për të ruajtur rezultatet afatgjata.

Përfundimi

Pacientët nuk duhet të kenë frikë nga trajtimi afatgjatë – por nga pasojat serioze të një mbipeshe të patrajtuar, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre për gjithë jetën. Me mbështetjen e duhur mjekësore, terapia mund të përshtatet sipas nevojave të pacientit, duke siguruar një stabilitet të qëndrueshëm të peshës.

Albinfo.ch: Po nëse pacienti, krahas trajtimit me këto medikamente bën edhe ndryshimin e regjimit të tij jetësor, a duhet megjithatë të vazhdojë të marrë ozempic ose Wegovy?

Dr. G. Dervishi: Ndryshimi i stilit të jetës është një faktor vendimtar për suksesin afatgjatë të humbjes së peshës. Megjithatë, nuk ka një përgjigje universale për të gjithë pacientët nëse terapia mund të ndërpritet plotësisht pas një periudhe të caktuar. Kjo varet nga shumë faktorë individualë, përfshirë metabolizmin, mekanizmat hormonalë dhe historinë e mëparshme të peshës.

Studimet tregojnë se shumë pacientë rifitojnë peshë pas ndalimit të ilaçit, edhe nëse ata kanë ndryshuar stilin e jetës. Kjo ndodh sepse obeziteti është një sëmundje kronike, e cila ndikohet nga faktorë hormonalë dhe gjenetikë, të cilët nuk mund të ndryshohen vetëm me modifikime të sjelljes.

Në disa raste, është e mundur të reduktohet gradualisht terapia ose të bëhet një pauzë, veçanërisht nëse pacientët:

Kanë stabilizuar zakonet e tyre të reja ushqimore dhe ndjekin një regjim të qëndrueshëm. Kanë përfshirë aktivitetin fizik të rregullt në jetën e tyre të përditshme. Nuk përjetojnë kthim të urisë së fortë ose ngrënies emocionale të pakontrolluar.

Në klinikën tonë, ne punojmë me protokolle të personalizuara për të ndihmuar pacientët që të reduktojnë dozën gradualisht ose të ndërpresin trajtimin pa rrezik për rikthimin e peshës. Megjithatë, mbikëqyrja mjekësore afatgjatë është vendimtare, pasi disa pacientë mund të kenë nevojë për një dozë më të ulët të terapisë për të ruajtur peshën e re.

Përfundimi

Qëllimi nuk është që pacientët të varen nga ilaçi përgjithmonë, por të arrijnë një reduktim të qëndrueshëm të peshës pa rreziqe shëndetësore. Për disa pacientë, kjo mund të nënkuptojë vazhdimin e trajtimit në një dozë mirëmbajtjeje, ndërsa të tjerët mund të qëndrojnë stabilë edhe pa të. Vendimi duhet të merret gjithmonë individualisht në konsultim me mjekun trajtues.

Albinfo.ch: E marrim një pacient hipotetik: Një person, burrë, 60 vjeç, me peshë prej 90 kg dhe me gjatësi mesatare, ka një shkallë të caktuar (rreth 6.5) të diabetit dhe një shkallë të tensionit të gjakut, të cilat i mban nën kontroll me barna përkatëse. Çfarë do t`i këshillonit atij? A këshillohet të marrë ozempic dhe a i jepet pa problem, në një rast të tillë?

Ky pacient ka një BMI prej 29.4, që klasifikohet si mbipeshë, por për shkak të sëmundjeve të lidhura me peshën, ai plotëson kriteret për trajtim me GLP-1.

Në Zvicër, Wegovy® aprovohet për pacientët që kanë:

BMI ≥ 35, ose BMI ≥ 28 me një sëmundje të lidhur me mbipeshën, si hipertensioni ose prediabeti.

Duke qenë se ky pacient ka si prediabetin (HbA1c 6.5) ashtu edhe hipertensionin, ai plotëson kriteret për rimbursim nga sigurimi shëndetësor. Në këto raste, sigurimi shëndetësor mbulon shpenzimet e ilaçit për të paktën tre vjet.

Pse do të ishte efektiv trajtimi me Wegovy® për këtë pacient?

Studimet shkencore tregojnë se trajtimi me Wegovy® te këta pacientë jo vetëm që shkakton një humbje të konsiderueshme peshe, por gjithashtu:

Ndihmon në parandalimin e progresionit nga prediabeti në diabet të tipit 2. Përmirëson tensionin e gjakut, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Redukton ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe ishemi cerebrale.

Përfundimi

Ky pacient ka një mundësi shumë të lartë që sigurimi shëndetësor të mbulojë plotësisht kostot e trajtimit me Wegovy®, prandaj ai nuk do të duhet ta financojë vetë. Hapi i ardhshëm është paraqitja e kërkesës mjekësore për mbulimin e kostove, dhe në klinikën tonë kemi përvojë të gjerë në aprovimin e suksesshëm të këtyre kërkesave.

Albinfo.ch: Po nëse i lejohet, a duhet të vazhdojë të marrë barnat e deritashme?

Dr. G. Dervishi: Trajtimi me Wegovy® mund të ketë një ndikim pozitiv në disa sëmundje të lidhura me mbipeshën, siç janë hipertensioni dhe diabeti i tipit 2. Megjithatë, vendimi për të ndaluar ose modifikuar barnat e mëparshme duhet të merret vetëm nga mjeku trajtues dhe bazuar në rezultatet individuale të pacientit.

Në rastin e këtij pacienti, duke qenë se ai merr medikamente për presionin e gjakut dhe ka prediabet, monitorimi mjekësor është thelbësor. Studimet kanë treguar se trajtimi me GLP-1 mund të përmirësojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe të ulë presionin arterial, por kjo nuk do të thotë se të gjitha medikamentet e mëparshme mund të ndalen menjëherë.

Zakonisht, ne ndjekim një qasje graduale, duke monitoruar parametrat e pacientit:

Nëse niveli i sheqerit përmirësohet ndjeshëm, mund të jetë e mundur të reduktohet ose të ndërpritet një trajtim ekzistues për diabetin. Nëse tensioni i gjakut bie shumë, do të vlerësohet ulja e dozës së medikamenteve antihipertensive për të shmangur hipotensionin. Disa medikamente mund të mbeten të nevojshme, veçanërisht nëse pacienti ka faktorë të tjerë rreziku që nuk lidhen drejtpërdrejt me mbipeshën.

Përfundimi

Pacienti nuk duhet të ndërpresë asnjë medikament pa udhëzimin e mjekut të tij. Në shumë raste, trajtimi me GLP-1 lejon reduktimin ose ndërprerjen e disa medikamenteve, por kjo duhet të bëhet gjithmonë nën mbikëqyrje mjekësore dhe me monitorim të rregullt të shëndetit të pacientit.

Albinfo.ch: Si qëndron puna me mbështetjen nga sigurimi shëndetësor? A i merr përsipër “Krankenskassa” këto barna dhe nëse po, në cilat raste, prej çfarë shkalle të mbipeshës ose të diabetit?

Dr. G. Dervishi: Në Zvicër, sigurimi shëndetësor mbulon trajtimin me Wegovy®, por vetëm për pacientët që përmbushin kriteret zyrtare të rimbursimit.

Kush ka të drejtë për rimbursim nga sigurimi?

Sigurimi shëndetësor mbulon Wegovy® për pacientët që kanë:

BMI ≥ 35, pavarësisht nga prania e sëmundjeve shoqëruese. BMI ≥ 28, por vetëm nëse pacienti ka një sëmundje të lidhur me mbipeshën, si: Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) Diabeti ose prediabeti Kolesteroli i lartë (hipercolesterolemia)

Në këto raste, sigurimi shëndetësor mbulon trajtimin për deri në tre vjet, por vetëm nëse pacienti është pjesë e një programi të strukturuar për humbjen e peshës, që përfshin:

Mbikëqyrje të rregullt mjekësore Këshillim të personalizuar për ushqyerjen dhe stilin e jetës Monitorim të vazhdueshëm të peshës dhe gjendjes shëndetësore

A ka raste kur trajtimi nuk mbulohet?

Nëse një pacient ka BMI më të ulët se 28, sigurimi nuk e mbulon trajtimin. Nëse nuk ka një sëmundje të lidhur me mbipeshën, trajtimi duhet të financohet privatisht. Nëse pacienti nuk është pjesë e një programi të strukturuar, sigurimi nuk do ta mbulojë trajtimin.

Përfundimi

Nëse një pacient ka BMI mbi 28 dhe një sëmundje të lidhur me mbipeshën, ekziston një mundësi shumë e lartë që sigurimi të mbulojë trajtimin me Wegovy®. Në ViaSlim, ne ndihmojmë pacientët gjatë gjithë procesit të aplikimit për mbulimin nga sigurimi dhe kemi përvojë të gjerë në aprovimin e suksesshëm të këtyre kërkesave.

Për të llogaritur BMI-në tuaj, mund të përdorni kalkulatorin tonë në këtë link: BMI-Kalkulatori

Albinfo.ch: Cilat janë rastet më të shpeshta që vijnë në ordinancën Tuaj. Çfarë ankesash mbizotërojnë?

Dr. G. Dervishi: Ne trajtojmë ekskluzivisht pacientë me mbipeshë dhe obezitet përmes një klinike dixhitale të specializuar dhe të udhëhequr nga mjekë, duke ofruar një qasje të sigurt dhe të strukturuar për humbjen e peshës. Pacientët tanë shpesh kanë sëmundje metabolike si diabeti i tipit 2, hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe probleme me kyçet për shkak të peshës së tepërt. Ata përballen me vështirësi në humbjen e peshës, ndjenjë të vazhdueshme urie, lodhje dhe kufizime në aktivitetin e tyre të përditshëm.

ViaSlim ofron një trajtim të plotë dhe të personalizuar, duke kombinuar GLP-1 terapinë me mbështetje mjekësore dhe ndryshime të qëndrueshme të stilit të jetës. Pacientët tanë kanë akses në konsultime mjekësore pa pritje të gjata, marrin recetat e nevojshme në mënyrë të sigurt dhe ndjekin një program të strukturuar për humbje peshe. Përmes platformës sonë dixhitale, ata përfitojnë nga një ekip multidisiplinar me mjekë, nutricionistë dhe psikologë klinikë, duke garantuar rezultate afatgjata.

Ndryshe nga platformat e zakonshme që fokusohen vetëm në shpërndarjen e ilaçeve, ViaSlim siguron një trajtim të integruar dhe shkencërisht të bazuar për një humbje të shëndetshme dhe të qëndrueshme të peshës.

Linku i ordinancës ViaSlim

https://www.viaslim.ch/de?gad_source=1&gclid=CjwKCAiAiaC-BhBEEiwAjY99qJ1mJYB8UvuFQqpcaUVofPjHqhR4b_jvJLOQ0joMg1D7TI2txqM8_hoCSkQQAvD_BwE

The post Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin appeared first on Albinfo.