VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Maqedonia e Veriut është bërë zyrtarisht pjesë e korridorit vertikal të gazit, nismë që lidh sistemet energjetike të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrore.
VLEN përmes një komunikate njofton se “Memorandumin në Selanik e nënshkroi drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama. Anëtarësimi në këtë korridor i hap vendit mundësi të reja për furnizim me gaz, zvogëlimin e varësisë nga një rrugë e vetme furnizimi dhe forcimin e pozitës së tij në rrjetin energjetik rajonal.”
“Kriza energjetike e viteve të fundit tregoi sa e kushtueshme mund të jetë një varësi e tillë. Prandaj, hapja e rrugëve të reja për furnizim është e rëndësishme si për ekonominë, ashtu edhe për sigurinë energjetike të vendit. VLEN-i vlerëson punën e Nedim Ramës dhe ekipit të NOMAGAS-it. Marrëveshje të këtij niveli nuk arrihen brenda natës. Pas tyre qëndrojnë muaj pune, bisedime dhe koordinim me partnerët e rajonit”, thuhet në komunikatë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



